LAJMI I FUNDIT:

LSM do ta shënojë Ditën botërore të punës së denjë

LSM do ta shënojë Ditën botërore të punës së denjë

Planifikohet që të mbahen promovime, seminare dhe tryeza të rrumbullakta rreth vendeve të sigurta të punës dhe sigurimit social, përcjell Telegrafi.

“Sot kur ballafaqohemi me kriza ekonomike dhe rreziqe nga kapitali global, do t’i mobilizojmë pjesëtarët tonë për realizimin e së drejtës për bisedime kolektive dhe organizimit sindikal për vende të sigurta pune dhe rroga të dinjitetshme, mbrojtje sociale për të gjithë, mbrojtje të kategorive të veçanta, grave, njerëzve me nevoja të veçanta, mbrojtje të mjedisit e të tjerë. Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë edhe këtë vit do të punojë për realizimin e Programit Ndërkombëtar për punë të përgjegjëshme”, thuhet në komunikatën e LSM-së.

Ideja dhe koncepti për punë të përgjegjëshme rrjedh nga Organizimi Ndërkombëtar i Punës së promovuar në vitin 1999 në konferencën ndërkombëtare të punës. /Telegrafi/