LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Tentimet e opozitës për të bllokuar, nuk do t’i ndalojnë reformat në arsim

LSDM: Tentimet e opozitës për të bllokuar, nuk do t’i ndalojnë reformat në arsim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se opozita nuk do të arrijë të bllokojë reformat në arsim.

Sipas LSDM-së, OBRM-PDUKM sërish ka paralajmëruar tentime të reja për referendum dhe bllokim të reformave në arsim dhe dixhitalizimin e procesit arsimor.

“E drejta për të nisur referendum është e ligjshme dhe e garantuar nga Kushtetuta, por kjo është përpjekje tjetër absurde për të bllokuar një reformë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për procesin e përgjithshëm arsimor.


Ligji i ri për tekstet shkollore dhe materiale të tjera mësimore dhe didaktike është në përputhje me praktikat evropiane, por edhe kohën dhe epokën e teknologjisë në të cilën jetojnë të rinjtë”.

“Dixhitalizimi në faza i procesit mësimor që prezantohet me këtë zgjidhje ligjore do të sigurojë ndërveprim më të madh, zvogëlim të mësimit në shtëpi, dhe në të njëjtën kohë do të prezantohet gjithëpërfshirja, duke pasur parasysh që librat shkollorë do të jenë të disponueshëm në format audio, por edhe në Braille për studentët me shikim të dëmtuar”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski akoma nuk kanë dalë nga bërthama destruktive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori