LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Siljanovska me kërkesë të Mickoskit mbron dhunën, nuk mund të jetë në anën e popullit

LSDM: Siljanovska me kërkesë të Mickoskit mbron dhunën, nuk mund të jetë në anën e popullit

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “Siljanovska me kërkesë të Mickoskit mbron dhunën dhe nuk mund të jetë në anën e popullit”.

Sipas LSDM-së nuk mund dikush si Gordana Siljanovska e cila me kërkesë të Hristijan Mickoskit mbron dhunën, të jetë në anën e popullit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Siljanovska është në anën e Gruevskit dhe Mickoskit, Siljanovska është ana që mbron krimin dhe dhunën, ana që është kundër BE-së dhe NATO-s”, thonë nga LSDM.


Siljanovska premton ndryshime në shtet (Video)
Lexo po ashtu Siljanovska premton ndryshime në shtet (Video)

Ata shtojnë se Siljanovska në mënyrë të rrejshme paraqitet si kandidate mbipartiake dhe se asnjëherë nuk do të jetë në anën e qytetarëve./Telegrafi/