LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Po punojmë për rritjen e pagës minimale

LSDM: Po punojmë për rritjen e pagës minimale

Nga LSDM thonë se derisa qeveria e udhëhequr nga partia e tyre po punon për të gjetur një zgjidhje për rritjen e pagës minimale në përputhje me të gjitha palët e interesuara, OBRM-PDUKM vazhdon të kundërshtojë rritjen e pagave.

Kundërshtari më i zëshëm i rritjes së pagës minimale është Trajko Sllavevski, anëtar i KE-së së OBRM-PDUKM-së dhe kryetar i Këshillit në Qytetin e Shkupit.

“Nëse më herët Sllaveski thoshte se paga minimale më e lartë do të thoshte kolaps për ekonominë vendase, tani thotë se kërkesa për rritjen e pagës minimale ishte joreale dhe e pajustifikuar. Sllaveski si kryetar i Këshillit në Qytetin e Shkupit merr kompensim mujor prej rreth 35.000 denarë. Sllavevski merr gati tre paga minimale për të qenë krahu i djathtë i Danella Arsovskës për të vepruar kundër qytetarëve, dhe kundër punëtorëve, thonë nga LSDM.


Ata shtojnë se është e pajustifikuar dhe joreale, e mbi të gjitha e turpshme sjellja e Sllavevskit i cili me të ardhura mujore prej mijëra eurosh kundërshton rritjen e pagës minimale për punëtorët në kohë krize energjetike dhe ekonomike.

“Për dallim nga partia e Sllaveskit, OBRM-PDUKM, e cila me vite e mbajti të ngrirë pagën minimale, LSDM-ja për më pak se pesë vjet e rriti pagën minimale për mbi 6 mijë denarë dhe do të vazhdojë ta rrisë. Bashkë me sindikatat, me punëdhënësit do të arrihet një marrëveshje dhe do të rritet paga minimale edhe këtë vit, sado që OBRM-PDUKM kundërshton”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Lajme
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë

Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë

Lajme
​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Lugina
Kalo në kategori