LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Paratë dhe tenderi 136 milionë euro është shkaku i sherrit të Mickoskit me Arsovskën

LSDM: Paratë dhe tenderi 136 milionë euro është shkaku i sherrit të Mickoskit me Arsovskën

Paratë dhe tenderi 136 milionë euro arsyeja e sherrit të Mickoskit me Arsovskën, pas akuzave të ndërsjella për tenderë, para, ndikim, mos kryerja e punëve dhe krim, thonë nga LSDM.

Nga atje theksojnë se tenderi prej 136 milionë eurosh është shkaku i sherrit mes stafit të Mickoskit.

“Tani Mickoski duhet t’u tregojë qytetarëve, cili është roli i tij në tenderin prej 136 milionë eurosh për stacionin e pastrimit të ujit? Pas një viti nga zgjedhjet lokale, fytyra e vërtetë e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së u shfaq në Shkup dhe në komunat e kryeqytetit.


Në vend që të punojnë për qytetarët, për popullin e Shkupit, për zhvillimin e qytetit, ata u grindën për tenderë dhe komisione, të gjitha institucionet kompetente të hetojnë dyshimet për krim dhe të ndjekin përgjegjësi, ndërsa kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM-së duhet të merren me punë në interes të qytetarëve, të cilët prej tyre presin zgjidhje dhe zhvillim, e jo zënka”, shtojnë nga LSDM./Telegrafi/