LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM të ndalojë me dezinformata dhe lajme të rrejshme

LSDM: OBRM-PDUKM të ndalojë me dezinformata dhe lajme të rrejshme

Nga LSDM përmes një kumtese thonë se kur shteti, madje gjithë bota, po merret me krizën më të madhe shëndetësore, OBRM-PDUKM nuk heq dorë nga përhapja e lajmeve të rremë dhe dezinformatave si mënyra e vetme për të vepruar.

“Në një kohë kur të gjithë shikohen nga institucionet e kujdesit shëndetësor, Hristijan Mickoski guxoi të gënjejë median kombëtare se shteti kishte vetëm 100 teste të coronavirusit. Nga ajo gënjeshtër e deri më sot, janë bërë gati 5.000 testime për coronavirus.

Një gënjeshtër e tillë është publikuar nga OBRM-PDUKM edhe këto ditë kur gënjen me gënjeshtra se 140.000 qytetarë në këtë periudhë kanë humbur punët e tyre, një numër që nuk ka asnjë lidhje me realitetin”, thonë nga LSDM.


Sipas tyre, në vend të sjelljes së përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme, publiku prej ditësh ka parë sjellje jo serioze dhe destruktive nga ana e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoski, të cilët janë të dëshpëruar për të fituar pikë politike në kurrizin e qytetarëve./Telegrafi/