LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM duhet t’u mundësojë institucioneve ta kryejnë hetimin

LSDM: OBRM-PDUKM duhet t’u mundësojë institucioneve ta kryejnë hetimin

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “nuk ka fushatë të OBRM-PDUKM-së që nuk është kontestuese, në vend të trysnive, partia opozitare t’u mundësojë institucioneve ta kryejnë hetimin”.

“OBRM-PDUKM vazhdimisht ka problem kur duhet të punohet sipas ligjeve në fuqi, dhe kjo shihet se edhe gjatë fushatës zgjedhore. Thuajse nuk ka fushatë zgjedhore të OBRM-PDUKM-së që nuk është kontestuese si nga aspekti ligjor ashtu edhe në aspektin etik”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, OBRM-PDUKM është parti që është dëshmuar se i shpërdoron paratë kur është në pushtet, por, sipas LSDM-së, edhe kur është në opozitë, përmes financimit të partive politike nga buxheti.


OBRM-PDUKM: Reklamimi ynë është transparent dhe ligjor
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Reklamimi ynë është transparent dhe ligjor

“Partia e joreformuar është e fundit e cila duhet të flasë për mediat, për shkak se pikërisht ajo parti për 11 vite mbyllte media, arrestonte dhe paraburgoste gazetarë, ndërsa shteti ishte në fund për nga liria e mediave. Më kot është dyfytyrësia e mediave nga pallati i bardhë dhe trysnitë ndaj prokurorisë. OBRM-PDUKM duhet t’i lëj institucionet ta kryejnë hetimin për reklamimin zgjedhor dhe ta presin rezultatin e hetimit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori