LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM dhe E Majta nuk votuan ligjin për gjuhën maqedonase

LSDM: OBRM-PDUKM dhe E Majta nuk votuan ligjin për gjuhën maqedonase

Është e turpshme që deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe “Të Majtës” nuk e votuan në Kuvend Ligjin e ri për përdorimin e gjuhës maqedonase, akuzojnë nga LSDM.

“Ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase ofron bazë ligjore për miratimin e Strategjisë nacionale për gjuhën maqedonase, zgjerohen fushat për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj çirilik, si dhe fushëveprimi i lektorit.

OBRM-PDUKM dhe “E Majta” treguan mosrespektim të skajshëm ndaj gjuhës së tyre dhe edhe një herë konfirmuan hipokrizinë e tyre, nga njëra anë manipulojnë se gjuha maqedonase është e rrezikuar, se do të bëhet dialekt bullgar, dhe nga ana tjetër nuk e votojnë ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase.


Me LSDM-në mbrohet gjuha maqedonase. Dëshmia më e fortë se gjuha maqedonase është e njohur nga BE-ja, me formulim të pastër pa shtesa dhe fusnota, është marrëveshja e Fronteks-it, për ratifikimin e së cilës as OBRM-PDUKM nuk votoi në Kuvend.

OBRM-PDUKM mbetet një parti destruktive, e cila qëndroi kundër gjuhës maqedonase, e cila punon kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori