LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Kovaçevski në tryezë me liderët evropianë, Mickoski i izoluar me Apasievin

LSDM: Kovaçevski në tryezë me liderët evropianë, Mickoski i izoluar me Apasievin

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski me pjesëmarrjen e tij në takimin e parë të bashkësisë politike evropiane, realizoi takime të shumta me liderët evropianë dhe përfaqësuesit e lartë të BE-së, me qëllim të forcimit të pozitës ndërkombëtare të shtetit dhe riafirmimit të rrugën tonë evropiane”, njoftojnë nga LSDM.

“Kovaçevski vazhdon përpjekjet e tij, së bashku me miqtë dhe aleatët tanë, për të siguruar energji elektrike të mjaftueshme për dimrin e ardhshëm, i cili do të jetë një nga më të vështirët në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë Hristijan Mickoski bashkë me përkrahësin e tij të vetëm, Dimitar Apasiev, qëndrojnë nga ana e kundërt e interesave të qytetarëve.


Përderisa Kovaçevski dhe Qeveria po ndërmarrin hapa konkretë për tejkalimin më të shpejtë të pasojave të krizës, Mickoski vepron vetëm për interesat personale dhe të një grupi të caktuar biznesi në OBRM-PDUKM. Ky është dallimi ndërmjet marrëdhënieve shtetërore të Kovaçevskit dhe LSDM-së dhe destruktivitetit dhe papërgjegjshmërisë së Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori