LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Interesat e qytetarëve dhe të shtetit në rend të parë, Qeveria do ta luftojë korrupsionin

LSDM: Interesat e qytetarëve dhe të shtetit në rend të parë, Qeveria do ta luftojë korrupsionin

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “hapat e ardhshëm në luftimin e korrupsionit janë vendosur në programin 4-vjeçar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e udhëhequr nga LSDM”.

“Qëllimi i përbashkët i Qeverisë dhe institucioneve është luftimi pa kompromis kundër korrupsionit për ta zhvilluar ekonominë, shoqërinë, jetën më cilësore të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se institucionet janë të përkushtuara në vendosjen e rendit, drejtësisë dhe disiplinës dhe barabarsisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë.


Sipas tyre, Qeveria e LSDM gjatë 3 viteve i zgjidhi kontestet me shtetet fqinje dhe Maqedonia u anëtarësua në NATO dhe nisi bisedimet me BE-në, ndërsa tani vjen një periudhë stabile për të luftuar ekonominë në të zezë, krimin dhe korrupsionin, pastrimin në gjyqësi etj.

“Interesat e qytetarëve dhe të shtetit janë në radhë të parë, bashkërisht mund t’i realizojmë qëllimet e larta”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori