LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Himni i Maqedonisë asnjëherë s’ka qenë kontestues

LSDM: Himni i Maqedonisë asnjëherë s’ka qenë kontestues

Nga partia në pushtet LSDM kanë reaguar ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së në lidhje me himni e Maqedonisë.

Nga LSDM thonë se në rastet fiktive dhe jo-ekzistente, përpjekjet e Miskoskit për të rikthyer vendin në të kaluarën e errët të izolimit, regresionit dhe pasigurisë janë të kota.

“Siç njoftuan nga qeveria, për shkak të vonesës së uljes së avionit, me qëllim të përmbushjes së të gjitha aktiviteteve në të agjendës, u anuluan të gjitha aktivitetet protokollare ceremoniale, duke përfshirë rojet, lule, nderimet ushtarake, intonacioni i himnit dhe të ngjashme”, thuhet në reagimin e LSDM-së.


OBRM-PDUKM: Qëllimi i LSDM është poshtërimi i popullit maqedonas
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Qëllimi i LSDM është poshtërimi i popullit maqedonas

Nga LSDM shtojnë se himni i Maqedonisë nuk ishte dhe as nuk është kontestuese dhe as objekt negociatash. Ajo është intonuar në shumë raste në praninë e zyrtarëve grekë dhe do të vazhdojë të intonohet në përputhje me protokollet. Himni i Maqedonisë pranohet nga e gjithë bota./Telegrafi/