LAJMI I FUNDIT:

Londra tani më e lirë për turistët

Londra tani më e lirë për turistët

Që nga momenti kur Mbretëria e Bashkuar votoi për të lënë Bashkimin Evropian, funti ka rënë me 14 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe me 11 për qind ndaj euros.

Ndonëse është një situatë jo e favorshme për tregjet financiare, për turistët që duan ta vizitojnë Anglinë është një lajm i mirë.

Hoteli luksoz i Londrës, “Langham”. Ka zbritur çmimin ku për një natë në natë në këtë hotel me 5 yje para referendumit kushtonte 450 dollarë ndërsa tani kushton vetëm 387 dollarë, raportojnë mediat angleze.


Tani mund të merrni një taksi në Londër për 25.80 dollarë, derisa kushtonte rreth 30 dollarë, transmeton KosovaPress.

Turistët do të kenë mundësi që të vizitojnë edhe Pallatin e Mbretëreshës së Anglisë, ku dy bileta për të vizituar pallatin, dhomën e saj, sallën mbretërore dhe galerinë e mbretëreshës kushtojnë 95 dollarë, derisa dy javë më parë, çmimi i kësaj vizite shkonte në 111 dollarë.