LAJMI I FUNDIT:

Lojërat me magnet paraqesin rrezik të madh për fëmijët dhe për adoleshentët

Lojërat me magnet paraqesin rrezik të madh  për fëmijët dhe për adoleshentët

Kujdes nga magnetet. Kështu thotë Komisioni për Sigurinë e Produkteve të Konsumatorëve në SHBA, të cilët paralajmëruan se lojërat e fëmijëve me magnet që ngjiten në tavolinë paraqesin kërcënim serioz për shëndetin e fëmijëve.

Ky Komision raporton se kur një ose dy magnete të tilla të vogla gëlltiten, ato mund të shkaktojnë lëndime serioze si bllokimi i zorrëve, helmimi i gjakut dhe hapja e vrimave të vogla në lukthin dhe zorrët e fëmijëve.

“Kemi shikuar imazhet e rëntgenit tek fëmijët që kanë gëlltitur magnetet, ku aty mund të shihet se si ato bashkohen dhe shkaktojnë bllokada shumë të rrezikshme” thotë Inez Tenenbaum, kryesuesja e këtij Komisioni.

Simptomat mund t’ju përngjajnë shpesh herë atyre të ftohjes së zakonshme dhe gripit, gjë që i dërgon disa herë prindërit për vizitë tek mjekët, para se të bëhet incizimi radiografik dhe të përcaktohet bllokada, thotë Tenenbaum.


Komisioni gjithashtu e përmend rrezikun edhe për adoleshentët të cilët përdorin disa magnete për të imituar pirsingun (vathët) e gjuhës, gjë që mund të shkaktoj gëlltitjen aksidentale të magneteve.

Lojërat dhe zbukurimet e tavolinës siç janë Buckyballs që dalin në treg si lojëra për të rritur sipas Komisionit duhet që të mbahen larg nga fëmijët. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori