Teatri i Qytetit të Prishtinës - “Dodona” ka pritur e përcjellë krijuesit e rinj, të cilët gjithmonë janë kthyer tek “rrënjët” e tyre. Kështu, çifti bashkëshortor, aktorët Vlora Nikçi dhe Armend Baloku, kthehen pas dhjetë vitesh me një projekt në këtë teatër. Dikur ishin studentë, ndërsa sot si profesionistë sjellin në jetë tekstin e dramaturgut amerikan Edward Albee “Lojë Martese”, me përkthim të Doruntina Bashës e regji të Kaltërim Balajt.
Drejtori i teatrit “Dodona”, Agron Shala, ka thënë se ky tekst për herë të parë inskenohet në Kosovë, ndërsa e veçanta e këtij inskenimi është se i është dhënë shansi një regjisori të ri, Kaltërim Balajt.
Sipas tij, i gjithë ekipi realizues i takon një gjenerate të re, përfshirë edhe aktorët që megjithatë kanë ndërtuar karrierë në aktrim. Ai u shpreh se puna në shfaqje ka qenë intensive dhe se pret realizime të mira edhe në të ardhmen nga regjisori Balaj.
“Është kjo një dramë me sfond filozofik e psikologjik, të dish ta luash lojën dhe të mbetesh prapë në lojë. Jam shumë i kënaqur me punën që ka bërë ekipi, sidomos me faktin se Vlora e Armendi pas një kohe të gjatë të studimeve, luajnë për herë të parë së bashku”, shtoi ai.
Aktorja Vlora Nikçi tha se ishte insistimi i drejtorit për ta pranuar këtë rol, ndërsa shton se në rolet e saj shpreh dëshirë që ta sfidojë veten.
“Kam mësuar shumë nga ky rol. Sepse, mesazhi që e përcjell kjo shfaqje është komunikimi me partnerin për çdo shqetësim dhe problem që të sjell jeta. Duhet të jemi të hapur dhe të flasim. Ashtu siç edhe shkruhet në tekst: ‘Martesa nuk i bën dy njerëz një, por dy njerëz dy’. Secila martesë duhet ta ruajë identitetin e vet , të zhvillohet ashtu si edhe ka filluar lidhja”, u shpreh ajo.
Kaltërim Balaj, Vlora Nikçi, Agron Shala, Armend Baloku, Burim Arifi
Gjithashtu, edhe aktori Armend Baloku tregoi se raporti që kërkohet në këtë rol është raporti që ata e kanë në çift.
“Po të ishte e kundërta do duhej që ta fuqizonim raportin e çiftit, e ne s’kemi pasur shumë nevojë të punojmë në atë drejtim se e kemi të jetësuar. Shumë elemente në këtë kontekst janë edhe të jetës sonë të përditshme. Ndërsa, është hera e parë mbas studimeve që ne të dy po e zhvillojmë një shfaqje bashkë, prapë në teatrin ‘Dodona’”, thotë ai, duke shtuar se ai dhe Vlora, ndonëse çift në jetën reale, nuk preferojnë të luajnë bashkë në skenë.
Regjisori Kaltërim Balaj u shpreh mirënjohës për mundësinë që ia ka dhënë teatrin “Dodona”.
“Shumë nga studentët, edhe pse kanë diplomuar, nuk iu ka dhënë mundësia ta dëshmojnë veten se për çfarë janë të aftë të bëjnë. Dhe, për këtë i jam shumë mirënjohës drejtorit të teatrit ‘Dodona’, Agron Shala që ma ka dhënë këtë mundësi ta dëshmojë veten”, ka thënë Balaj, i cili falënderoi ekipin me të cilin ka punuar si dhe stafin e teatrit “Dodona”, duke u shprehur goxha modest në angazhimin e tij. “Kemi punuar shumë, shpresoj t’ia kemi dalë e të pëlqehet kjo shfaqje. Vlerësimet le t’i japin të tjerët”.
Skenografinë e shfaqjes e kanë bërë Burim Arifi dhe Blendina Xhema; kostumet nga: Yllka Mustafa dhe Valdete Mustafa; mjeshtër ndriçimi është Skender Latifi, ndërsa punëtorë skene: Bedri Maloku, Fadil Bekteshi dhe Albert Gashi.
Ndryshe premiera e shfaqjes “Lojë martese” jepet më 25 qershor, në orën 19:30, ndërsa reprizat do të jenë më 26 dhe 27 qershor, po në të njëjtën kohë. /E.B./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Lumi i vdekur” dhe shkrimtari që i dha dimension tjetër gjinisë së romanit

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Karakteret letrare në novelat e Migjenit

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

KUJTIMI I PARË

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja