LAJMI I FUNDIT:

Loja s’duhej të vazhdonte

Loja s’duhej të vazhdonte

Ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës ka mundur të ndërpritej përfundimisht, pas sulmit ndaj trajnerit Afrim Tovërlani, i cili u përgjak pasi mori një kanaçe në kokë nga tribuna. Kur sulmohet një person zyrtar, në futbollin evropian as që diskutohet ndërprerja e ndeshjes. Sipas ekspertit të referimit, Ismajl Kosumi, në rastin e Mitrovicës, minimumi që është dashur të bëhej ishte zbrazja e tribunave.

Derbi i xhiros së shtatë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës i qiti hije të keqe futbollit kosovar.

Një tifoz i pandërgjegjshëm e qëlloi trajnerin Afrim Tovërlani në kokë me një kanaçe të mbushur, duke e përgjakur njërin prej trajnerëve më të suksesshëm në futbollin e pasluftës.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 40-të, ndërsa ndeshja vazhdoi pas afro 15 minutash. Por, shtrohet pyetja: A është dashur në të vërtetë që gjyqtari Kreshnik Vula ta vazhdonte këtë takim, apo ta ndërmerrte ndonjë veprim tjetër? Për këtë jep përgjigje eksperti i referimit, Ismajl Kosumi.


“Kur goditet një person zyrtar, që në këtë rast është edhe trajneri, referi mund ta ndërpresë ndeshjen. Mirëpo, mund edhe të mos e bëjë këtë, por duhet gjithsesi ta zbraz tribunën. Gjyqtari i ndeshjes Trepça – Prishtina nuk e bëri këtë, që mendoj se veproi gabimisht”, deklaroi për Express ish gjyqtari kosovar. /Express/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

La Liga
Rikthimi i Neymar te Barcelona është i mundur

Rikthimi i Neymar te Barcelona është i mundur

La Liga
“Askush në Real Madrid nuk e ka humbur mendjen”, Ancelotti i përgjigjet Javier Tebasit

“Askush në Real Madrid nuk e ka humbur mendjen”, Ancelotti i përgjigjet Javier Tebasit

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori