LAJMI I FUNDIT:

Llamkosit i duhet një mbështetje shumë më e madhe

Llamkosit i duhet një mbështetje shumë më e madhe

Klubit të futbollit Llamkos Kosova në synimet e veta për titull kampioni, por edhe dalje në arenën ndërkombëtare i duhet një mbështetje shumë më e madhe. Kështu u tha gjatë një takimi që futbollistë dhe drejtues të klubit kishin me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ku u diskutuan shumë çështje të cilat e preokupojnë ekipin vushtrrias.

Mulaku tha se gjithë qyteti krenohet me ta dhe i uroj për shpalljen kampion për stinorin vjeshtor. “Subvencionet për sport në mandatin tim janë trefishuar. E di që kjo nuk është e mjaftueshme, por ne do të angazhohemi t’iu mbështesim edhe në të ardhmen. Brenda dy viteve do të rregullohen dy fushat e futbollit të vogël në Vushtrri”, deklaroi Mulaku.

Edhe nënkryetari i Komunës, Dibran Perçuku, i përgëzoj lojtarët vushtrrias për sukseset e treguara në stinorin vjeshtor në elitën e futbollit kosovar. “Për aq sa kemi mundësi, nuk do të ndalemi duke iu mbështetur. Vushtrria gjithmonë ka dhënë shumë sportistë dhe lirisht mund të themi se është vatër e futbollit të Kosovës”, tha Perçuku.

Zyrtarët e klubit kërkuan mbështetje edhe më të madhe të komunës. Ata treguan që harxhimet e klubit për një muaj janë 20 mijë euro dhe që nga klubi paguhen 40 persona, duke përfshirë lojtarët, trajnerët dhe stafin tjetër të klubit. Abdullah Kelmendi nga kryesia e klubit tha se me rritjen e rezultateve të klubit janë rritur synimet, por edhe shpenzimet dhe se klubi tani ka nevojë edhe për kushte shumë më të mira, e sidomos për stadium më të mirë. /Zëri/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Serie A
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori