LAJMI I FUNDIT:

Llamkosi fiton dhe e rikthen kreun

Llamkosi fiton dhe e rikthen kreun

Llamkos Kosova e ka mposhtur pa problem Ferronikelin me rezultat 3-0, në ndeshjen e parë të xhiros së shtatë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Bardh e kaltrit kanë dominuar totalisht, duke pasur mundësi që të shënonin edhe më shumë. Në anën tjetër, skuadra nga Drenasi u tregua e pafuqishme.

Labinot Osmani ka qenë hero i skuadrës vushtrriase, duke realizuar dy gola. Të parin e realizoi në fillim të takimit, ndërsa të dytin në minutën e 74-t. Kurse, një tjetër gol për ekipin e Ismet Munishit e shënoi Semir Zeneli.

Vushtrriasit e rikthyen kryesimin në tabelë. Ata momentalisht kanë 15 pikë, por me një ndeshje më pak se kryesuesi i javës së fundit, Hysi, që ka 13 pikë. /Express/Telegrafi/