LAJMI I FUNDIT:

Llamkos më afër titullit, Prishtina mban hapin

Llamkos më afër titullit, Prishtina mban hapin

Skuadra nga Vushtrria, Llamkos Kosova, ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme ndaj Ferizajt me rezultat 1-0, duke i shtuar kështu gjasat për titullin e kampionit, teksa Prishtina me fitoren e sotme ndaj Drenicës ngritët në pozitën e dytë duke qëndruar në garë për titull.

Stadiumi ‘Ferki Aliu’ në Vushtrri sot ishte mbushur përplot me tifozët ‘Forca’ të cilët dhuruan atmosferë impozante gjatë tërë takimit.

Pjesa e parë kaloi nën dominimin e plotë të vendasve, të cilët edhe shënuan një gol nëpërmjet Arbër Prekazit, mirëpo ky gol u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. E në anën tjetër mysafirët nga Ferizaj patën vetëm një rast të rrezikshëm me Ylber Ramadanin, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Në pjesën e dytë erdhi goli i shumëpritur nga Llamkos Kosova. Realizues ishte super-talenti Milot Rashica që realizoi bukur në minutën e 53-të, ndërsa deri në fund të ndeshjes rrjetat nuk u tundën më.


Me këtë fitore, Llamkos Kosova forcon kreun me 58 pikë, ndërsa Ferizaj zbret në pozitën e tretë me 51 pikë.

Prishtina mposhtë Drenicën në kryeqytet

Skuadra e Suad Keçit ka shënuar një fitore të madhe ndaj Drenicës me rezultat 2-1 që do t’i mbajë ata në luftë për titull. Për bardhekaltërit shënuan Azem Ahmeti nga gjuajtja e lirë në minutën e 54-të, ndërsa Driton Krasniqi ua dha golin e fitores me kokë (82’), ndërsa për mysafirët shënoi Granit Arifaj në minutën e 71-të.

Në dy ndeshjet tjera që u zhvilluan sot, Hajvalia shënoi fitore të lehtë ndaj Besës me rezultat 3-0, ndërsa ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Dritës u ndërpre kur gjilanasit e barazuan rezultatin në 2-2, me ç’rast tifozët ‘Torcida’ u futën në fushë duke aluduar në kurdisjen e kësaj ndeshjeje. Burimet e Telegrafit thonë se ndeshja ka rifilluar dhe sapo ta kemi rezultatin përfundimtar do t’ju njoftojmë. /Telegrafi/


E plotësuar: Tashmë ka mbaruar edhe ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Dritës me rezultat përfundimtar 2-2. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori