Para një viti, dashamirët e futbollit në Vushtrri ishin në ankth të madh dhe druheshin nga më e keqja, pasi skuadra e tyre e zëmrës Llamkos Kosova nuk i kishte punët mirë në Superligë dhe ishte drejt largimit.
Sot të gjithë në Vushtrri janë pothuaj në delirium, pasi Llamkos Kosova është kampion vjeshtor me gjasa reale që aty të mbetet deri në fund dhe kështu të shkruajë historinë për futbollin vushtrrias.
Vërtet nuk ndodh shpesh, për të mos thënë kurrë që një skuadër me futbollistë të njëjtë nga zhgënjimi i plotë të shkëlqejë brenda një kohe aq të shkurtër. Kjo i ndodhi të zgjedhurve të Ismet Munishit dhe ata janë tema më e shpeshtë për të cilën flitet në Vushtrri.
Natyrisht se kryetari i Klubit ka merita të posaçme, ndonëse për shumëkënd kjo nuk është shumë befasues. Në fakt, për dallim nga shumë të tjerë që drejtojnë klubet dhe nuk vijnë nga sfera e futbollit, Labinot Demi nuk është më ndryshe.
Për shumë vite ishte futbollist i dalluar i 2 Korrikut dhe shpresë e madhe e futbollit kosovar. Megjithatë, shumë shpejt mori vendim që t’i thotë lamtumirë lojës aktive, për t’u bërë njeriu numër një i një skuadre e cila në vjeshtë shkeli çdo gjë para vetes.
“Labi” siç e quan shpesh, ndonëse me moshë të re është modest dhe aspak euforik.
“Vështirësitë të cilat i kemi pasur në edicionin e kaluar vetëm na kanë fuqizuar, pasi e kemi pasur të qartë se ne kemi skuadër të mirë.Kjo u pa në këtë edicion dhe nga fillimi jemi deklaruar se do të luftojmë për titull. Ky ishte edhe obligo moral pas përkrahjes së madhe që kishim në çdo hap, përkundër shpenzimeve të mëdha dhe obligimeve financiare ndaj futbollistëve të cilët janë kryer gjithnjë me rregull.
Kjo mbase ka ndikuar edhe në atmosferë, aq më tepër kur kemi të bëjmë me djem të mirë, të cilët ndihen si një familje dhe të gjithë kanë raporte të shkëlqyeshme mes vete”, thotë Labinot Demi, duke bërë me dije se të gjithë në qytet mburren me këtë skuadër dhe nuk është befasi që numri i krimeve ka rënë dukshëm, pasi të gjithë janë vërsulur pas futbollit dhe kjo është diçka më e mirë që mund t’i ndodh kësaj shoqërie.
Sa i përket pranverës dhe mundësive që llackos Kosova të mbetet aty ku është, Demi thotë:” Plani është i qartë. Ismet Munishi vazhdon punën dhe ai më së miri e din se sa ka nevojë skuadra për përforcime. Duhet ta dini se në vjeshtë kanë luajtur 20 futbollistë dhe 3 portier, pra të gjithë e kanë shijuar lojën, ndonëse kemi qenë të hendikepuar me mungesën e futbollistit më të dalluar Milot Rashica”.
Ismet Munishit pa dilema i takon epiteti i trajnerit më atraktiv të stinorit vjeshtor, i cili me deklaratat e tij jo rrallë ka bërë që mediet të merrem me të, por në fakt, i ka motivuar futbollistët në maksimum.
“Nuk i kam quajtur rastësisht gladiatorët, pasi ata ashtu ndihen në fushë. Janë me karakter më të fortë në ligë dhe ata së bashku me tifozët kanë bërë që ne të jemi hijeshia e vjeshtës në çdo aspekt”, tha Ismet Munishi.
Vetëm futbollistët që luajnë në shumë skuadra mund ta kuptojnë atmosferën dhe dallimin në mes tyre.
I tillë është Faruk Statovci, i cili ka qenë pjesë e disa skuadrave këtu dhe jashtë vendit, por që askund nuk ka hasur në kolektiv si në Vushtrri.
“Vendimi i parë i qëlluar i drejtuesve të klubit ishte që të ruhet fondi i lojtarëve, dhe kjo e ka lehtësuar në masë të madhe punën tonë. Kam luajtur për shumë skuadra, por asnjëherë nuk kam hasur në kolektiv të shëndosh si këtu. As vetë nuk kam besuar se mund ta gjej një mjedis të tillë.
Mirëpo, kjo ndodh kur nga drejtuesit e klubit nuk ke asnjë problem financiar, pastaj kur e ke trajner që i kupton shumë mirë lojtarët, kur ke bashkëlojtarë që janë të lidhur shumë mes vete, dhe natyrisht kur ke përkrahjen e tifozëve siç e kishim ne nga Forca”, tha Faruk Statovci. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ibrahimovic-780x439.jpg)
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi
![Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perez-780x439.jpg)
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike
![Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/real-madrid-780x439.jpg)
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
![Nuk ka fitues në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rodrygo-2-780x439.png)
Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi