LAJMI I FUNDIT:

Llamkos Kosova në krizë financiare

Llamkos Kosova në krizë financiare

Si duket humbjet e fundit të Llamkos Kosovës nga Hajvalia, po vijnë pasi që ky klub nuk ua ka paguar rrogat e fundit lojtarëve të tyre.

Burime të portalit Veriu.info të afërta me Llamkos Kosovën, bëjnë të ditur se lojtarët e Llamkos Kosovës ende nuk i kanë marrë rrogat e muajve janar, shkurt dhe mars të vitit 2014.

“Në klub na kanë thënë që deri më 15 prill do të na i bëjnë pagesat. Mbetet të shihet a do të realizohet një gjë e tillë”, thotë njëri nga tre lojtarët e kontaktuar nga Veriu.info, ku të gjithë e pranojnë që klubi ua ka borxh tri rroga, transmeton Veriu.info.

Veriu.info ka kontaktuar edhe me kryetarin e Llamkos Kosovës, Labinot Demi, i cili e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke thënë që rroga e muajit shkurt është paguar me 5 mars. Edhe ai ka pranuar që ua kanë borxh lojtarëve tri rroga, por sipas tij bëhet fjalë për muajt mars, prill dhe maj, ku sipas tij rroga e marsit pritet t’iu jepet së shpejti lojtarëve.


“Nuk e di kush po dëshiron ta prish harmonin në klubin tonë, mirëpo ne i kemi kryer të gjitha pagesat ndaj trajnerit, lojtarëve dhe stafit tjetër të klubit”, ka thënë Demi.

Ai duke u mundur t’i hedh poshtë zërat e lojtarëve, duke thënë që klubi ka obligime vetëm për muajt mars, prill dhe maj. “Lojtarët ka kontrata për dhjetë muaj, ndërsa neve na mbetet t’ua paguajnë edhe rrogat e marsit, prillit dhe majit”, ka thënë kryetari Demi. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Premier League
Kalo në kategori