LAJMI I FUNDIT:

Llamkos Kosova apo Ferizaj?

Llamkos Kosova apo Ferizaj?

‘Ferki Aliu’ na jep njërën ndër dy finalet e mbetura të këtij edicioni tejet dramatik. Vushtrriasit nuk duhet të shikojnë asnjë skenarë, pasi që vetëm me fitore do ta mbanin epërsinë prej katër pikësh me Prishtinën, ndaj të cilës luajnë në xhiron e fundit në shtëpi. Gjah të plotë do edhe Ferizaj, e cila me tri pikë eventuale nga ky takim do t’i afrohej në vetëm një pikë Llamkosit, tani kur jemi dy xhiro para fundit të kampionatit.

Në tribuna pritet atmosferë e madhe, por sa do të jetë i gatshëm ky Llamkos t’i thotë ‘stop’ rezultateve negative, mbetet të shihet. Semir Zeneli e di shumë mirë rëndësinë e takimit ndaj Ferizajt. Sulmuesi i vushtrriasve thotë që skuadra e tij s’ka alternativë tjetër përpos fitores.

“Nëse dëshirojmë ta fitojmë titullin kampion, duhet ta mposhtim Ferizaj nesër, zgjidhje tjetër nuk kemi. Jemi të përgatitur në të gjitha aspektet dhe jemi të gatshëm për këtë ndeshje shumë të rëndësishëm”, deklaroi Zeneli për gazetën Arena.

Çfarë mendoni ju lexues të nderuar, kush do ta fitojë sot këtë super-derbi? Na shkruani në hapësirën për komente… /Tribuna/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori