LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli dëshiron transferimin e ish-yllit të Man Cityt si zëvendësues të Nunez

Liverpooli dëshiron transferimin e ish-yllit të Man Cityt si zëvendësues të Nunez

Liverpooli raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e një ish-lojtari të Manchester Cityt si zëvendësues i mundshëm për Darwin Nunez. 

Në verën e vitit 2022, Nunez kompletoi transferimin nga Benfica tek Liverpooli në një marrëveshje të vlefshme për 64 milionë euro, e cila mund të rritet eventualisht në një shifër rekord të klubit prej 85 milionë eurosh. 

Sidoqoftë, 25-vjeçari ka psur vështirësi që t’i fitojë zemrat e tifozëve për shkak të paraqitjeve të tij të cilat morën kritika të rënda. 


Deri më tani në sezonin 2024/2025, Nunez ka arritur të shënojë katër gola dhe të dhurojë tri asistime në 23 ndeshej në të gjitha garat. 

E ardhmja e Nunez larg Liverpoolit – gjiganti italian ka bërë një ofertë për uruguaianin
Lexo po ashtu E ardhmja e Nunez larg Liverpoolit – gjiganti italian ka bërë një ofertë për uruguaianin

Me afrimin e afatit kalimtar të janarit, ishte raportuar se interesim për transferimin e tij ka shprehur Milani. 

Ishte sugjeruar se ‘Rossonerët’ janë të gatshëm të paguajnë 5 milionë euro për huazimin e uruguaianit dhe eventualisht ta blejnë kartonin për 45 milionë euro. 

Pas këtyre raportimeve, Liverpooli ka filluar punën për të gjetur një lojtar të ri dhe tashmë janë lidhur me ish-sulmuesin e Cityt, Liam Delap, i cili po shkëlqen tek Ipswich Town. 

21-vjeçari deri më tani ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar një asistim në 17 ndeshje të luajtura në Ligën Premier. 

Siç ka raportuar Daily Mail, Delap është i kërkuar nga një numër klubesh angleze duke përfshirë vet Man Cityn pastaj klube si Liverpool, Chelsea dhe Man United./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Serie A
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Ndërkombëtare
Data dhe vendi: Konfirmohet

Data dhe vendi: Konfirmohet "lufta më e fortë në botë", tifozët e kanë pritur për vite me radhë

Sportet Luftarake
Tifozët e Liverpoolit i luten Barcelonës të provojë një gjë në El Clasico pasi Alexander-Arnold do t'i bashkohet Real Madridit

Tifozët e Liverpoolit i luten Barcelonës të provojë një gjë në El Clasico pasi Alexander-Arnold do t'i bashkohet Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori