LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe me këshilltarin e Merkelit në Berlin: Interesi i serbëve është paqja

Lista Serbe me këshilltarin e Merkelit në Berlin: Interesi i serbëve është paqja

Asociacioni i komunave serbe, dialogu Kosovë-Serbi, taksa ndaj mallrave serbe dhe gjendja e tanishme politike dhe e sigurisë, ishin temë e takimit të sotëm në Belin të përfaqësuesve të Listës Serbe dhe këshilltarit të kancelares gjermane Angela Merkel, Mathias Lutenberg.

Përfaqësuesit e Listës Serbe thanë se ‘deklaratat e fundit të disa liderëve shqiptarë, si dhe vendimet që janë kundër vazhdimit të dialogut nuk kontribuojnë në lehtësimin e tensioneve në terren’.

“Interesat e serbëve në Kosovë janë paqja dhe stabiliteti, andaj jemi të gatshëm për të bërë gjithçka për të siguruar paqen”, u tha në takim.


Përfaqësuesit e Listës Serbe theksuan se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është në komunikim të vazhdueshëm me ta, pasi ai dëshiron të marrë parasysh pikëpamjet dhe mendimet e tyre, në mënyrë që vendimet që merren të kontribuojnë për një pozitë më të mirë të serbëve në Kosovë, transmeton KP.

“Për këtë arsye, besimi që presidenti Vuçiq gëzon nga serbët në Kosovë është më i madhi,” u theksua në takim.

Përfaqësuesit e Listës Serbe theksuan ‘rrezikun e destabilizimit të situatës përmes veprimeve që po zhvillohen në veri të Kosovës nën pretekstin e luftimit të krimit dhe korrupsionit’.

Në delegacionin e Listës Serbe janë kryetari Goran Rakiq, nënkryetari Dalibor Jevtiq dhe anëtarët e kryesisë, Bratislav Nikoliq dhe Sasha Milosavleviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori