Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi, i cili ishte arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është liruar nga paraburgimi.
Atij, i është ndryshuar masa, në arrest shtëpiak.
Lajmin e konfirmoi avokati i tij, Ahmet Tahiri, duke theksuar se beson në pafajësinë e klientit të tij.
“Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi sot për lirimin e Naser Hafizit nga paraburgimi. Jam i bindur se edhe përfundimi i këtij procesi gjyqësor do të dëshmojë pafajësinë e tij,” shkroi ai në Facebook.
Hafizi u arrestua më 10 tetor 2024 në Aeroportin e Prishtinës dhe ndodhej në paraburgim që nga 11 tetori.
Ai akuzohet se ka ndikuar në mënyrë të kundërligjshme për faljen dhe uljen e borxheve të kompanive që operojnë në sektorin e ambalazhimit të ujit.
Çka thuhet në dosjen e Prokurorisë për Naser Hafizin?
Në Kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në cilësinë e personit zyrtar dhe atë në cilësinë e Zëvendësuesit të Drejtorit të ARPL-së në MMPHI, me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij duke vepruar në kundërshtim të plotë me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në Ligjin për Ujërat e Kosovës, si dhe Udhëzimin Administrativ për Strukturën e Pagesave të Taksave Ujore. Si dhe, ka anashkaluar në tërësi Raportin e Grupit Ministror, i cili ishte formuar me qëllim të përllogaritjes së borxheve të Operatorëve Ekonomik – ambalazhuesve ndaj ARPL-së.
Në Dosjen e Prokurorisë thuhet se Raporti tregonte se vlera e përgjithshme e borxheve të krijuara nga Operatorët Ekonomik është 19,297,447.67 euro, ndërsa i pandehuri pa bazë ligjore dhe pa verifikuar gjendjen faktike, ka iniciuar nxjerrjen e Vendimeve të kundërligjshme për zvogëlimin e borxheve të disa Operatorëve Ekonomik, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete ose për personin tjetër, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës.
Sipas Dosjes së Prokurorisë, më 22.03.2022, pa bazë ligjore ka iniciuar nxjerrjen e Vendimit preliminar për detyrim financiar për ambalazhuesin e ujit Compakt-Group- “Adea Group” për shfrytëzimin e ujit në vlerë të 3,616,812.00, ndërsa më 17.11.2022 për të njëjtin ambalazhues kishte iniciuar nxjerrjen e detyrimit financiar për shfrytëzim të ujit në vlerë prej 41,433,60 euro për periudhën kohore 2018-2021, duke mos inkasuar borxhin për periudhën kohore prej vitit 2010, prej kur këtij Operatori i ishte dhënë leja ujore, duke anashkaluar në tërësi Raportin e Grupit Punues Ministror dhe pa kryer asnjë verifikim zyrtar të gjendjes në terren, i përllogarisin borxhin në vlerë shumë të ulët krahasuar me të dhënat e konstatuara nga GP dhe në kundërshtim me UA.
Tutje, sipas Dosjes së Prokurorisë, më 07.09.2021, Hafizi dyshohet se kishte iniciuar nxjerrjen e Vendimit financiar për përllogaritjen e detyrimit financiar për OE “Fluidi”, të cilit prej janarit 2009 deri në qershor 2021, i cakton si detyrim financiar 13,072.31 euro, edhe pse ky Operator vetëm për periudhën kohore prej vitit 2008-2013, sipas GP Ministror të vitit 2014, detyrohej për borxhin prej 4,458,24.00 euro, e nëse do të llogaritej edhe periudha kohore prej vitit 2014 e tutje borxhi do të ishte më i lartë.
Gjithnjë sipas Dosjes së Prokurorisë, i pandehuri më 31.08.2021 kishte iniciuar nxjerrjen e Vendimit financiar për përllogaritjen e detyrimit financiar për OE “FRUTTI”, të cilit prej 2017-2021 i përcakton detyrim financiar prej 39,81 euro, ani pse ky Operator ka operuar si ambalazhues dhe përllogaritja e detyrimit për ujin e shfrytëzuar është dashur që t’i llogaritet për litër të shitur e jo metër kub.
Në Dosjen e Prokurorisë thuhet, po ashtu, se më 11.03.2022, i pandehuri kishte iniciuar nxjerrjen e Vendimit financiar për përllogaritjen e detyrimit financiar për OE “FRUTEX”, i cili si aktivitet kishte prodhimin dhe ambalazhimin e lëngjeve freskuese, të cilit për periudhën kohore prej muajit korrik 2019 deri në dhjetor 2021 i kishte përcaktuar si detyrim financiar shumën prej 127.40 euro.
Tutje, në Dosjen e Prokurorisë thuhet se sipas Vendimit, më 22.03.2022, pa bazë ligjore kishte iniciuar procedurën për nxjerrjen e Vendimit për detyrim financiar për ambalazhuesin e ujit “Getrinke” SH.P.K – Vrellë, për shfrytëzim të ujit të papaguar në vlerë prej 411,180,00 euro, ndërsa më 28.06.2022 këtij Operatori për periudhën kohore maj-dhjetor 2012 deri në janar-dhjetor 2021, i përllogarit detyrimin financiar në vlerë prej 180,605.33 euro, duke mos marrë parasysh të dhënat e nxjerra nga GP Ministror.
Ndërsa, më 28.03.2022, thuhet se pa bazë ligjore kishte nxjerrë Vendim për detyrim financiar për ambalazhuesin e ujit “Silca Gruop – Uji Miros”, për shfrytëzimin e ujit të papaguar në vlerë prej 2,255,040,00 euro, ndërsa më pas është marrë Vendim financiar duke anashkaluar të dhënat e nxjerra nga Grupi Punues Ministror, por duke i llogaritur borxhin në bazë të raportimit të OE-së se gjoja borxhi i përgjithshëm nga ky OE është në vlerë prej 553,247,30 euro, e këtë e bën pa i verifikuar të dhënat nëse raportimi nga ky OE është i saktë.
Gjithashtu, po me të njëjtën datë, thuhet se pa bazë ligjore kishte iniciuar nxjerrjen e Vendimit për detyrim financiar për ambalazhuesin e ujit N.T.P “ADI”, për shfrytëzimin e ujit të papaguar në vlerë prej 216,000.00 euro, ndërsa më pas për ambalazhuesin e njëjtë të ujit më 20.03.2023, është marrë Vendim financiar me të cilin ky OE ngarkohet me detyrim financiar prej 48,783,94 euro, për periudhën kohore prej vitit 2011 deri në vitin 2022 – Vendim ky i kundërligjshëm, pasi që nuk janë marrë parasysh të dhënat e nxjerra nga Grupi Punues Ministror.
Sipas Dosjes së Prokurorisë thuhet se i pandehuri në shkelje të detyrave zyrtare si rezultat i përllogaritjes së borxheve në mënyrë të kundërligjshme, në muajin dhjetor të vitit 2023 kishte iniciuar procedurën për vazhdimin e lejes ujore, duke i mundësuar OE “FRUTTI” vazhdimin e lejes ujore, pa i plotësuar kushtet ligjore.
Në Dosjen e Prokurorisë thuhet se këtë e kishte arritur duke ushtruar presion te zyrtarët e MMPHI-së, e duke i kërcënuar se nëse nuk do të vepronin sipas kërkesave të tij, do të inicionte procedura disiplinore për largim nga puna. Me këto veprime, Hafizi dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në Dosjen e Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Naser Hafizi, duke e ditur se pasuria e tij buron nga aktiviteti i paligjshëm dhe është e fituar me kryerjen e veprës penale, me qëllim të fshehjes së burimit të vërtetë të pasurisë, të hollat – paratë kesh i ka futur në Sistemin bankar, me qëllim që këto para të kundërligjshme të duken si të ligjshme.
Tutje, thuhet se kishte bërë deponime përmes llogarive bankare të familjarëve të tij, kinse si kursim, huazim apo dhuratë nga personat e tjerë një pjesë të huazimeve i ka kthyer në kesh, edhe pse i ka marrë me transferim bankar. Pastaj, e ka kryer shtresimin – fshehjen e origjinës se tyre përmes transfereve bankare, me qëllim që në fund t’i integrojë duke i konvertuar e maskuar në emra të personave të tjerë në asete të luajtshme dhe të paluajtshme. Me këtë, ai po dyshohet se ka kryer veprën penale “shpëlarja e parave”.
Po ashtu, në Dosjen e Prokurorisë thuhet se Hafizi në cilësinë e zyrtarit të lartë publik ka qenë i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, por që nuk kishte paraqitur saktë të dhënat e kërkuara. Për vitin 2020 nuk ka deklaruar banesën në rrugën “Bill Klinton”, ndërsa në vitin 2022 kishte blerë një banesë tjetër në Fushë-Kosovë, të cilën po ashtu nuk e kishte deklaruar e të cilën e kishte pasur obligim që ta deklarojë në vitin 2024. Andaj, ai dyshohet se ka kryer edhe veprën penale “mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”.
Po ashtu, Dosja e Prokurorisë pretendon se i pandehuri Hafizi duke marrë parasysh faktin se ka edhe shtetësinë e Republikës së Serbisë dhe se bazuar në të dhënat për lëvizjet e tij të shpeshta të siguruara nga Sistemi për Menaxhimin Kufitar në shtetet e tjera të rajonit dhe më gjerë, e veçmas faktit se i njëjti disa herë brenda ditës ka hyrë dhe ka dalë nga territori i Republikës së Kosovës, në disa raste ka kaluar edhe në këmbë kufirin në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku dyshohet se ka në pronësi shtëpi, ekziston rreziku që po të lihet i lirë, do të arratiset nga Kosova në ndonjë vend tjetër, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, e cila do ta vështirësonte zhvillimin me sukses të procedurës penale.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës