LAJMI I FUNDIT:

Lirohet i arrestuari për bombat në shkolla të Shkupit

Lirohet i arrestuari për bombat në shkolla të Shkupit

Pas dhjetë orë marrje në pyetje, policia mëngjesin e sotëm ka liruar 23-vjeçarin Nikolla Naumovski, i cili u ndalua dje në lidhje me raportimet për bomba në shkollat ​​e Shkupit.

Nga MPB thonë se i kanë kontrolluar edhe shtëpinë.

“Me personin është bërë intervistë zyrtare, në koordinim me prokurorinë publike është bërë bastisje në shtëpi, janë sekuestruar sende për ekspertizë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.


Nikolla Naumovski, i cili u ndalua, është anëtar dhe aktivist i platformës “Konzervativa.mk”, i cili mbrëmë në Facebook ka njoftuar se nuk ka të bëjë me kërcënimet me bombë në shkolla.

“Paaftësia e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe autoriteteve rezultoi me arrestimin e njerëzve të pafajshëm! Me përgjegjësi pretendojmë dhe mohojmë se anëtari ynë Nikolla ka ndonjë lidhje me këto ngjarje”, thuhet në reagimin e “Konzervativa.mk”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Lajme
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Lajme
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Drejtësi
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori