LAJMI I FUNDIT:

Lirak Çelaj dorëhiqet nga posti i zëvendësministrit

Lirak Çelaj dorëhiqet nga posti i zëvendësministrit

Lirak Çelaj nga sot më nuk është zëvendësministër i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur vetë Çelaj, në një prononcim për Telegrafin.

Ai tha se këtë vendim e ka marrë në koordinim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.

Çelaj tha se angazhimet e tij për zgjedhjet lokale janë shtuar më shumë, pasi është bërë edhe anëtar i kryesisë qendrore të PDK-së.


“Në konsultë me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, jam marrë vesh që të angazhohem më shumë rreth degës pasi është vit elektoral. Kam pasur nevojë dhe dëshirë që të përkushtohem dhe kam kërkuar vet të lirohem nga obligimet tjera. Gjithashtu jam zgjedh edhe anëtar i kryesisë në nivelin qendror kështu që më janë shtuar obligimet”, tha Çelaj.

I pyetur se a është kandidat potencial për kryetar komune në Prishtinë ai tha: “Jam një prej tyre dhe mund të jetë një prej arsyeve”.

Ndryshe, ende nuk dihet se kush mund të jetë zëvendësministër i Drejtësisë, në vend të Çelajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori