Anibar festivali i filmit të animuar, sapo ka bërë public line-up-in e tij të netëve muzikore për edicionin e 6-të të kremtimit vjetor, që mbahet në Pejë, Kosovë, dhe fillon nga 20 deri 26 gusht Line-up i ndejave të orëve të vona të natës të këtij viti përmban një numër të interpretuesve moderne të afirmuar, të tillë si artistë solo, bende dhe DJ, nga Kosova dhe jashtë vendit.
Do të jetë një muzikë e mrekullueshme e paraqitur para jush, dhe këtu është një rishikim i asaj se me çfarë t’i joshni veshët tuaj nga menuja që kemi përgatitur.
20 Gusht, e enjte – Në numrin hapës shëndritë këngëtari/kompozitori Shpat Deda i cili është kthyer në Pejë për të performuar muzikën e tij autoriale, duke kultivuar dhe sjell shije më të mira për audiencën. Deda është një këngëtar i dashur për shumë gjenerata, dhe me zërin e tij të veçantë dhe talentin, njerëzit shfaqen kur-dhe-kudo që ai është. Pas Shpatit në skenë gjatë kësaj nate vijnë edhe Agnes dhe DJ Versus.
21 Gusht, e premte – Do të jetë kënaqësi të dyfishtë: është Anibar dhe e premte! BIM Bima, ish-anëtar i NR, një hip-hop artistë shumë i njohur, do të pushtoj skenën së bashku me G-Fighter dhe DJ Bujaka. Këngët e tij të përcjellë tekste dhe muzikë hipnotizuese, të frymëzuara nga jeta dhe përshkruajnë vështirësitë personale, politike dhe sociale. Pas këtij akti të ndejës së premtes në Anibar janë Mindbend dhe Megan.
22 Gusht, e shtunë – Së bashku me Bytabz B2B Dreamz, dhe Nani Killa, bendi i natës do të jetë "Threesome" që e përshkruan si një kombinim që sjell zërin shpërthyes surf punk dhe se nuk kujdeset shumë për kohën apo vendin.
23 Gusht, e diel – Aspak i panjohur nuk është as Florent Abrashi, fitues i The voice of Albania, që po vjen në Anibar për të performuar me Funky Guru që së bashku përfaqësojnë një ndërlidhje të trendeve dhe influencave të ndryshme në mes të anëtarëve të grupit, duke kombinuar zhanret e ndryshme por në thelb qëndrojnë në rock, funk, jazz dhe pop. Muzika do të vazhdojë me Neritan Selector dhe Sapton, të njëjtën natë.
24 Gusht, e hënë – Anibar kurrë nuk pushon së na mahnituri me emra të rinj dhe grupet që vijnë për të performuar këtë kohë të vitit. Ky është Indigos, një grup nga Shkodra, Shqipëri, i cili do të marrë skenën me këngët e tyre të gjata, ndryshime të shumta të kohës, dhe riffs të ndryshme.
Ata luajnë muzikë në bazë të elementeve të ndryshme në mënyrë të veçantë, të tilla si Rock, Metal, melodi dhe rrënjët progresive. Florent V dhe Milot B do të jetë atje për argëtimin tuaj.
25 Gusht, e martë – "Këpurdhat" , janë duke punuar në videon e tyre të re dhe albumi i tyre së shpejti do të lirohet. Grupi vjen nga Tetova, Maqedonia dhe sjellë ndjenjën e tyre indie rock në festival. Trimi dhe Ersan janë gjithashtu për të mos u humbur këtë natë.
26 Gusht, e mërkurë – Të njohurit e ndejave të këtij viti janë Jehonë, Deniz Pupuz, dhe Agon Shporta – Tre artistë të ndryshëm të cilët vijnë në Anibar për të bërë aktin final të paharrueshm.
Pra, sigurohuni të mos e humbisni Anibar këtë vit! Ka shumë për të parë, vallëzuar, takuar dhe kurrë për të mos harruar!
Koncertet muzikore të Anibar janë bërë të mundsheme me mbeshtetjen e Birra Peja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fjalët e fundit të Gjon Destanishës, para ekzekutimit në Prishtinë: Rrnoftë Shqipnia, rrnoftë Flamuri kombëtar!

Mitrovica gjatë dy shekujve të parë osman: Të dhënat për infrastrukturën dhe demografinë
STIRKOFF

Veprat e piktorit të njohur francez, me pushtetarët shqiptarë të Orientit
Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Viti 2010: GjND-ja dhe Pranvera Arabe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja