LAJMI I FUNDIT:

Lindjet e parakohshme më të shpeshta në qytete

Lindjet e parakohshme më të shpeshta në qytete

Shtatzënat të cilat jetojnë në qytete të mëdha janë tri herë më të prira që të lindin para kohe në krahasim me femrat që jetojnë nëpër pjesët rurale.

Sipas një studimi të ri, shtatzënat në qytetet e mëdha rrezikohen nga linja e parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit.

Automjetet e komunikacionit janë fajtorët kryesorë për substancat e dëmshme, të cilat mund të nxisin komplikime në shtatzëni.

Substancat e lëshuara nga djegia e karburanteve shtojnë rrezikun e lindjes së parakohshme për 30 për qind, ndërsa substancat industriale për 21 për qind.


Shkencëtarët, po ashtu, kanë vërejtur se përqendrimi i materieve ndotëse është më i lartë gjatë dimrit sesa gjatë verës, si edhe se në qytetet bregdetare ajri është më i pastër. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori