LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Po bëhet lojë e turpshme me veteranët e vërtetë për t’i fshehur mashtruesit

Limaj: Po bëhet lojë e turpshme me veteranët e vërtetë për t’i fshehur mashtruesit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka komentuar publikimin e listave të veteranëve mashtrues në media.

Limaj ka thënë se është për keqardhje ajo çfarë ka ndodhur ditëve të fundit me veteranët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Limaj, i cili në kohën e luftës mbante nofkën Komandant “Çeliku”, ka thënë se është e turpshme që në vazhdimësi të ofendohen në këtë formë ata njerëz të cilët kanë dhënë gjithçka për këtë vend.


“Me i nxjerrë njerëzit që tashmë kanë 50-60 vite, me i nxjerrë para opinionit publik me aq lehtësi si mashtrues të cilët prej ditës së parë kanë qenë ushtarë është turp i madh. Dikush duhet ta marrë përgjegjësinë. Kjo edhe një herë tregon se sa ka qenë e nevojshme një hetim i mirëfilltë dhe jo kështu abuzim. Kjo tregon çfarë kaosi është atje ku presim drejtësi prej tyre. Kjo nuk guxon të lejohet. Krejt infrastrukturën ligjore dhe logjistikën ia ka ofruar shteti mos me ardhë deri këtu”, ka thënë Limaj në një prononcim për Ekonomia Online.

Krejt kjo, sipas Limajt, është bërë për t’i fshehur mashtruesit.

Me këtë, Limaj thotë se po synohet të rrënohen hetimet dhe të vazhdohet të mos besohet në drejtësi.

Ai u ka bërë thirrje ushtarëve të UÇK-së të cilët ndihen të ofenduar e të lënduar që të mos shqetësohen për publikimin e emrave, sepse të vërtetën e tyre, Limaj thotë se askush s’mund ta fshehë.

“Në ato lista të publikuara me veteranë mashtrues ka të plagosur, ka djem që prej ditës së parë kanë qenë. Si është e mundur të përfundojnë me mashtrues. Nuk mund të etiketosh njerëzit kështu. Nuk shkon kjo punë me një komunikatë, por dikush duhet ta marrë përgjegjësinë”, ka shtuar Limaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Kalo në kategori