Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, ka qenë takimi më i organizuar dhe me produktiv që ka ndodhur në pesë vitet e fundit.
Krejt kjo, sipas Limajt, falë parapërgatitjeve disa mujore që janë bërë, sepse ai ka insistuar në marrëveshje konkrete.
Limaj, i cili është votuar nga dy qeveritë si koordinator kombëtar për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve ka thënë se janë dakorduar për disa marrëveshje të cilat edhe janë afatizuar.
“Të gjitha licensat apo certifikuat e të gjitha agjensioneve duhet të njihen dhe nuk ka nevoje për një mall të merren dy lloj certifikatash dhe kjo do të bëhet brenda gjashtë muajsh. E dyta është çështja e barrierave tarifore dhe jotarifore. Ne kemi marrë vendim të hiqen të gjitha barrierat tarifore dhe jo tarifore. Zero tarifa mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pastaj do të fillojmë me lëvizjen e lirë të qytetarëve, pikën doganore në Durrës dhe dhe nëse këto realizohen mendoj se kemi bërë një hap të rëndësishëm”, ka thënë Limaj për News 24.
Biznesi i Prishtinës, sipas Limajt, nuk duhet shihet si kërcenim në Tiranë dhe anasjelltas.
Limaj është optimist se ekipi i mandataur nga dy qeveritë në krye të cilit ai qëndron ka thënë se do të ndihmojë në zbatimin e këtyre marrëveshjeve.
“Ne i kemi duart e lira të shohim se cilat janë barrierat tarifore dhe jo tarifore dhe jo të kalojmë nga një mbledhje në mbledhjen tjetër pa rezultate. Ekziston vullneti që të gjithë bashkë të arrijmë ku duam. Jam i interesuar që deri në qershor të shohim sa ne e kemi seriozisht dhe kjo shihet deri në qershor”, ka shtuar Limaj.
Ai ka thënë se me nuk do të lejohet që të prishet krejt projekti për shkak të interesave të një kompanie. Ai ka bërë thirrje bizneseve shqiptarë të depërtojnë në tregun e Kosovës dhe të gjejnë rrugë të bashkëpunimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët