Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj po kthehet nga Brukseli optimist sa i përket arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, të cilës, sipas tij, nuk duhet t’i caktohet afat kohor.
Ai thotë se Kosova do të prezantohet si shtet në dialog, e jo më mbi baza individuale. Shprehet këmbëngulës se s’do të ketë marrëveshje me Serbinë pa zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve.
Pas takimit që delegacioni shtetëror për dialogun me Serbinë pati me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, Limaj nga Brukseli tregon se aty u qartësua se Kosova do të prezantohet si shtet, e jo mbi baza individuale.
“Ka qenë një takim shumë i hapur, shumë përmbajtësor… Unë kthehem me optimizëm nga ky takim. Kemi parë një seriozitet, një korrektësi, një përkushtim të znj. Mogherini dhe ekipit të saj. Ata janë të përkushtuar edhe më tepër në liberlaizimin e vizave të punojnë që sa më shpejtë të futet në agjendë”, thotë bashkëkryesuesi i dialogut.
Në një intervistë për KosovaPress, njëri nga dy kryesuesit e dialogut foli edhe për rolin e presidentit në këtë proces.
Ai thotë se do të unifikohen në Prishtinë, për të folur me një zë në Buksel.
Sipas tij, Kosova në Bruksel, në bisedimet me Serbinë, prezantohet si shtet dhe nuk ka më mbi baza individuale e personale.
Tutje, ai thekson se e arritura e këtij takimi është se i është bërë e qartë BE-së se mos njohja nga Serbia është çelësi i të gjitha problemeve që po paraqiten në mes dy vendeve.
“BE tashmë e ka të qartë se ne nuk mund të shkojmë në marrëveshje veç e veç, ato nuk gjejnë më zbatim. E rëndësishme është që është kuptuar më se boshti i të gjitha problemeve të mos implementimit, të tensioneve që po na paraqiten rrugës, është për faktin që Serbia vazhdon të mos e njoh Kosovën dhe, nga kjo rrjedhin të gjitha telashet në teren. Nga kjo është kuptuar që një marrëveshje që përmbyllë njëherë e mirë çështjet e hapura me Serbinë, duhet të njeh marrëveshje që e njeh Republikën e Kosovës nga ana e Serbisë, dhe kështu e hap një perspektivë evropiane nga të dyja vendet”, thotë Limaj.
Njëherësh, ai ka folur edhe për rolin e SHBA-së në procesin e dialogut dhe mundësinë ekzistuese që kjo e fundit të kyçet direkt në këtë proces.
“BE është ndërmjetësuesi i dialogut. Unë besoj se SHBA do të jenë fuqishëm të angazhuar dhe ne jemi të interesuar që marrëveshja e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë të mbështetet nga të gjithë”, shprehet ai.
Për zërat se një marrëveshje përfundimtare mund të ndodhë shumë shpejt, në tremujorin e parë të këtij viti, Limaj thotë se nuk duhet vënë afate të caktuara, pasi që sipas tij, është me rëndësi të arrihet një marrëveshje e mirë.
Bashkëkryesuesi i dialogut përsëriti se taksa e vënë ndaj Serbisë, hiqet vetëm atëherë kur pushojnë arsyet për çka është vënë ajo. Teksa thotë se nuk do të mund të arrihet asnjë marrëveshje pa u zbardhur fati i të pagjeturve.
“Nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë pa pasur zgjidhje për çështjen e të pagjeturve. Kjo është më se e qartë”, shton ai.
Krejt në fund, Limaj deklaron se nga takimi i sotëm me përfaqësuesit e BE-së, u vu në pah se ka një pajtim të përbashkët që ka një atmosferë dhe ka kushte që të punohet intensivisht për të ardhur tek marrëveshja përfundimtare me Serbinë, obliguese për të dyja palët.
Sipas tij, pozicioni i Kosovës është që fillimisht të gjendet zgjidhja për të gjitha temat e hapura në tavolinë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikohet shpallja për pranimin e 300 ushtarëve të rinj dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët