Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur rreth mosmarrëveshjeve mes partive të vendit për Projektligjin për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Në një intervistë në emisionin” Debat D” të RTV Dukagjinit, ka theksuar se Mali i Zi ka bërë një hap të rëndësishëm, të vullnetit të mirë, për të bërë veprimin që është bërë javën e kaluar.
“Po mos të kishte problem, që na ka përcjellë ky demarkacion, për të shkuar puro, me ligj, me rregull, si duhet… ka qenë dashur të jetë vetëm marrëveshja, një nen, marrëveshja e 2015-s, dhe të ratifikohet”, është shprehur ai.
Ndër të tjera Limaj ka theksuar se situata e tanishme e demarkacionit është ndryshe nga ajo që ka qenë para tri viteve.
“Nuk jemi në atë situatë. Që tri vjet s’jemi në atë situatë. Jemi në situatë krejt tjetër. Përveç asaj marrëveshjeje, ka dalë edhe një deklaratë e dy presidentëve”, ka shtuar ai.
“Dhe tash po flasim për një ligj përcjellës, unë kështu e shoh të paktën, që e ka marrëveshja e 2015-s, por e ka edhe deklaratën e presidentëve, që e rikonfirmon edhe njëherë, në mënyrë specifike, e zbërthen deri në fund, pikat problematike me të cilat kemi telashe, e që jep mundësi komisioneve të përbashkëta me rishiku aty ku ka pasur telashe dhe të korrigjohet”, është shprehur Limaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa