LAJMI I FUNDIT:

Limaj kërkon unitet për tema të mëdha

Limaj kërkon unitet për tema të mëdha

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëheresh kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur pas zhvillimeve të fundit politike në vend.

Limaj përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e Nismës në Facebook, ka thënë se Kosova edhe në kohë më të vështira ka ditur ta gjejë gjuhën e kompromisit dhe unitetin për interesin madhor të vendit. Ai ka shtuar se Kosovës i duhet unitet për temat e mëdha, siç është dialogu.

Limaj është zotuar se do të kontribuojë në unifikimin e qëndrimeve në interes të vendit dhe në koordinim të ngushtë me SHBA-në dhe BE-në.


Postimi i plotë i Limajt:

Kosova edhe në kohë më të vështira ka ditur ta gjejë gjuhën e kompromisit dhe unitetit për interesin madhor të vendit. Edhe sot na duhet unitet për tema të mëdha siç është dialogu. Unë do të vazhdoj ta investoj gjithë kontributin tim për unifikim të qëndrimeve në interes të vendit dhe në bashkërendim të ngushtë me partnerët tanë SHBA-në dhe BE-në, për t’i përmbyllur temat e hapura me Serbinë si dhe të arrijmë deri te njohja e ndërsjellë si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe Bashkimin Europian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori