Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka theksuar se janë duke biseduar me partitë opozitare, për të ardhur deri te objektivi, që në dialogun me Serbinë të jenë të gjithë të përfshirë.
I pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë për KosovaPress se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka obligim kushtetues për të krijuar delegacion dhe për të kërkuar nga Parlamenti për ta votuar, po këtë e kanë kërkuar për faktin që jenë të përfshirë të gjithë.
“Ne jemi ende në konsultim me partitë opozitare duke biseduar, për të ardhur deri te ky qëllim, apo objektiv. A do ta arrijmë, ta shohim, por jemi vonuar shumë, po unë besoj që janë ditët e numëruara ku ne duhet t’i japim përgjigje se a do të kemi një delegacion shtetëror apo do të ketë një rrugë tjetër të zgjidhjes, dhe unë besoj se ditët në vijim do të keni përgjigje se çka do të bëhet me këtë delegacion”, ka thënë Limaj.
Ai ka shtuar se janë duke biseduar fuqishëm dhe po insistojnë që të jenë së bashku me opozitën, por nëse nuk arrihet ky qellim, atëherë do të japin një përgjigje, duke mos treguar se cila do të jetë kjo përgjigje.
Limaj i cili është emëruar nga Qeveria për të udhëhequr delegacionin e Kosovës për bisedime me Serbinë, ka thënë se dialogu shtatëvjeçar ka qenë plotësisht i dështuar.
“Unë besoj që jo vetëm që ka dështuar por ka qenë shumë i dëmshëm në shumë fusha dhe prandaj duhet një rishikim komplet të kësaj çështjeje, një pozicionim të Kosovës, delegacioni shtetëror duhet të ketë një objektivë dhe platformë të qartë se çka duhet të bisedohet dhe paraprakisht duhet të dijë se pse po futet në dialog. Gabimi më i madh është ai që ka ndodhur, jemi futur në dialog pa e ditur cakun dhe ne si një delegacion shtetëror kudo që do të shkojmë, unë nuk do të kisha pranuar të futem në dialog pa e ditur epilogun e dialogut. Epilogu i dialogut duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia, anëtarësimi i saj në BE, tjetër çfarë kuptimi ka si dialog”, ka thënë Limaj.
Zëvendëskryeministri Limaj ka folur edhe për padinë që Kosova duhet të ngrisë ndaj shtetit të Serbisë, për krimet që ka kryer në Kosovë, i cili ka thënë se ndaj Kosovës janë bërë shumë padrejtësi me këtë temë.
“Jo vetëm që nuk e ka paditur Kosova Serbinë, po Kosova s’ka pas mundësi as këtu në Kosovë t’i ngrisë kallëzimet penale, të fillojë hetime për krimet që janë bërë në Kosovë, pra me qindra kallëzime penale, dëshmi që qytetarët e Kosovës ua kanë drejtuar organeve të Kosovës dhe ato rrinë në sirtare për arsye që institucionet nuk kanë mundur t’i fillojnë procedurat për hetime. Kështu që tash është krijuar mundësia për një gjë të tillë. E dini ju që ka dhjetëra dëshmi të grave të dhunuara, të patrajtuara”, tha ai.
Duke folur për këtë temë, e cila nuk është trajtuar nga drejtësia në Kosovë, ai ka treguar se janë 30 kryetarë komunash, 30 komandantë të stacioneve të policisë serbe, të cilët drejtpërdrejt kanë marrë pjesë në pastrimin etnik të qytetarëve të Kosovës në 99-tën, dhe ende nuk ka asnjë procedim ndaj tyre.
“Janë 30 kryetarë komunash, 30 komandantë të stacioneve të policisë të cilët drejtpërdrejt kanë marrë pjesë në pastrimin etnik të qytetarëve të Kosovës në 99-tën. Edhe ende nuk ka asnjë procedim ndaj tyre. E dhjetëra e dhjetëra raste të tjera që institucionet e Kosovës duhet ta trajtojnë seriozisht këtë temë. Ata që nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë gjë, ata të cilët neglizhojnë, duhet të mos kenë vend në institucionet tona”, ka thënë Limaj.
Në lidhje me rishikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, Limaj ka theksuar se komisionet shtetërore kanë kohë dy vite që ta bëjnë këtë dhe ka pohuar se tani janë të rëndësishme duart e profesionistëve të komisioneve përkatëse, për të shikuar pikat kontestuese.
“Tani janë të rëndësishme duart e profesionistëve të komisioneve përkatëse për të shkuar e rishkiuar dhe për të shikuar sidomos pikat kontestuese, atë që ne e kemi kontestuar për të verifikuar, a ka pasur apo nuk ka pasur gabime, dhe në fund presim që komisionet profesionale të na sjellë një raport rreth kësaj çështjeje”, ka thënë Limaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Sonte tërmet në Maqedoni
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para