LAJMI I FUNDIT:

Ligjvënësit britanikë votojnë edhe për një shtyrje të Brexit-it

Ligjvënësit britanikë votojnë edhe për një shtyrje të Brexit-it

Ligjvënësit britanikë votuan për të detyruar kryeministren Theresa May që të kërkojë nga Bashkimi Evropian zgjatjen e procesit të daljes së Britanisë nga BE-ja, apo Brexit-it, në mënyrë që të shmanget dalja pa marrëveshje, më 12 prill.

Legjislacioni tani duhet të miratohet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit dhe BE-ja pastaj do të vendosë për shtyrjen e procesit ose jo.

Dhoma e Lartë do të debatojë dhe votojë sot.


Data e Brexit-it tashmë është shtyrë një herë, pasi fillimisht ka qenë e paraparë për 29 mars.

Skena politike në Britani është thellësisht e ndarë rreth këtij procesi.

Ligjvënësit kanë refuzuar tri herë marrëveshjen që ka arritur kryeminisrja May me BE-në, për kushtet e divorcit.

Kundërshtimet kanë paur të bëjnë kryesisht me çështjen e kufirit të Irlandës, pas Brexit-it.

Bashkimi Evropian paralajmëroi këtë javë se Brexit-i pa marrëveshje po bëhet gjithnjë e më i mundshëm, ndërsa ekspertët kanë tërhequr vërejtjen se një gjë e tillë do të shkaktonte recesion në Britani dhe do të ngadalësonte rritjen ekonomike në bllokun evropian.

Britania ka vendosur të largohet nga Bashkimi Evropian në një referendum të mbajtur në vitin 2016. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori