Marrja e një urdhri mbrojtjeje apo burgosja e dhunuesit për shkak të shkeljes së vendimit të gjykatës, nuk i ka shpëtuar viktimat e dhunës në familje në Korçë, ndërkohë që ekspertët sugjerojnë se ligji duhet të shoqërohet me strukturat e nevojshme dhe një paketë të ndihmës ekonomiko-sociale për të ofruar mbrojtje reale.
Merzako Sh. disponon katër urdhra mbrojtjeje të lëshuara nga Gjykata e Korçës ndaj ish bashkëshortit të saj, por 54-vjeçarja jeton ende nën frikën e dhunës. E divorcuar vite më parë, gruaja ndan shtëpinë me ish-bashkëshortin; një shkelës kronik i urdhrave të gjykatës dhe përsëritës i dhunës në familje.
Ish-bashkëshorti 57 vjeçar ndodhet në burg për herë të tretë, pasi ka shkelur në mënyrë të përsëritur urdhrat e mbrojtjes. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se ai ka vuajtur dënime 1-mujore, 3-mujore dhe aktualisht 8 mujore për veprën penale të “veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Por pavarësisht kësaj, gruaja nuk ka asnjë shpresë se dënimi i fundit do të ndryshojë historinë mes tyre dhe do t’i japë fund spirales së dhunës.
“Kur të dalë nga burgu gjithçka do të rinisë nga e para. Kam urdhra mbrojtjeje, ka hyrë e ka dalë nga burgu, por pavarësisht kësaj unë vazhdoj të dhunohem. Kërcënimi i tij është i qartë, kërkon të më vrasë,” tha 54 vjeçarja për BIRN.
Mezarko Sh. nuk është gruaja e vetme në Korçë, që nuk ka mundur të gjejë ngushëllim tek mekanizmi i mbrojtjes që ofron sistemi gjyqësor në Shqipëri . Të dhënat e siguruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë tregojnë se në katër raste të ngjashme, bashkëshortët kanë kryer burg për shkelje të urdhrave të mbrojtjes, e megjithatë u janë rikthyer të njëjtave veprime pasi kanë dalë nga qelitë.
Fenomeni i dhunës në familje në këtë qark është edhe më i gjerë. Vetëm në gjashtë muajt e fundit, 69 persona iu drejtuan Gjykatës për marrjen e urdhrave të mbrojtjes, por 45 padi u pushuan, pasi gratë tërhoqën denoncimet, sipas të dhënave zyrtare të Gjykatës së Rrethit Korçë.
Mungesa e strukturave të nevojshme për të zbatuar siç duhet një urdhër mbrojtjeje, bashkë me mentalitetin që i detyron gratë të tërhiqen shumicën e rasteve nga denoncimet konsiderohen si dobësitë kryesore që shoqërojnë zbatimin e ligjit, sipas zyrtarëve të Gjykatës së Korçës dhe ekspertëve nga ky qytet.
Esmerald Xhafa, kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë i tha BIRN se urdhrat e mbrojtjes shpesh nuk janë efektivë, pasi mungojnë strukturat e nevojshme për të garantuar zbatimin e tyre.
“…Nuk ekzistojnë njësi të tilla, ku mund të strehohen personat ndaj të cilëve vendoset një urdhër mbrojtjeje, kështu që gjykata do të mund të urdhëronte daljen nga banesa të dhunuesit apo të dhunuarës dhe respektimin e distancave që përcaktohen në një urdhër mbrojtje, në varësi të rastit të parashtruar në gjykatë,” tha Xhafa për BIRN.
Ai vë gjithashtu në dukje se ekzekutimi i urdhrit të mbrojtjes nuk bëhet i mundur, pasi vetë viktimat e dhunës kthehen për të jetuar në të njëjtën strehë me agresorin.
“Kjo ndodh për shkak të rrethit familjar, i cili u sugjeron që të vazhdojnë bashkëjetësën pavarësisht se edhe në këtë rast viktima shkel vendimin e gjykatës,” shtoi ai.
Sociologu Alket Dino, i cili punon edhe si pedagog në Universitetin e Korçës bie dakord me Xhafën, ndërsa thotë se ndikimi i rrethit familjar e përkeqëson shpesh situatën. Në mjaft raste, sipas tij, gruaja e dhunuar nuk mund të gjejë strehë as në familjen e saj, për shkak të “mentalitetit apo të kushteve ekonomiko sociale”, ndërsa shton se gratë përballen edhe me vështirësi të tjera, ndërkohë që u duhet të kujdesen për fëmijët dhe njëkohësisht të kërkojnë për punë- gjetja e së cilës nuk është shpesh e mundur.
“Pra kemi një grua [në disa raste të paarsimuar] pa punë dhe me një urdhër mbrojtjeje në dorë, i cili nuk i ofron asgjë përveçse mbrojtje fizike nga agresori. Në këtë moment, këto nëna të reja apo gra kthehen përsëri në shtëpinë e partnerit të tyre[dhunues] dhe pranojnë edhe pse me vullnet të shkelin urdhrat e mbrojtjes, pasi nga ana ekonomiko- sociale është e papërballueshme”, tha Dino për BIRN.
Ai shpjegon se kjo i fut gratë e dhunuara në një “spirale dhune dhe abuzimi nga i cili nuk mund të dalin dot”, ndërsa propozon që urdhrat e mbrojtjes “të mos jenë vetëm të tilla, por të shoqërohen edhe me një paketë të mbrojtjes sociale dhe ekonomike… deri në momentin që kjo pjesë e shoqërisë të mos jetë më viktimë e dhunës”.
Sipas Dinos, megjithëse legjislacioni shqiptar është i standadeve europiane, sistemi i mbrojtjes sociale në Shqipëri ka probleme të shumta.
“Sistemi ka nevojë urgjente që të përditësohet, si dhe ajo që është më e rëndësishme të vihet në zbatim ky lloj sistemi i mbrojtjes sociale që deri më sot ka rezultuar jo efektiv edhe si pasoje e politikave sociale jo adekuate për familjen dhe shoqërinë shqiptare”, i tha Dino BIRN.
Duke iu referuar rastit të 54-vjeçares Mezarko Sh., kancelari i Gjykatës së Korçës i tha BIRN se përshkallëzimi i dënimit në këtë rast apo raste të ngjashme, nuk do ta përmirësonte situatën.
“Në vetvete nuk është vetëm masa e dënimit që mund të rregullojë këtë problem, por duhet të krijohen institucione të caktuara, të cilat të merren edhe me studimin e rasteve dhe zgjidhjes së tyre,” përfundon ai. /BIRN/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasadori italian në NATO: Të përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë
Berisha: Nëse s’votohet ligji për dokumentet biometrike, shqiptarët të ngrihen në demonstrata
Mickoski: Maqedonia do të jetë vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në Evropë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale