LAJMI I FUNDIT:

Ligjet e shëndetësisë, politike

Ligjet e shëndetësisë, politike

Të paktën 22 ligje në fushën e shëndetësisë, janë aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe megjithëse Ministria e Shëndetësisë thotë se ato po zbatohen në një masë të kënaqshme, sindikalistët e thonë të kundërtën. Sipas tyre ligjet janë politike dhe të përshtatura për interesa partiake.

Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ka raste kur ligjet hasin në vështirësi sa i përket zbatimit, por ato në vazhdimësi po monitorohen.

“Ligjet në sektorin e shëndetësisë e ndajnë fatin me ligjet në sektorët e tjerë. Ka disa që zbatohen në tërësi, por ka edhe të tilla që kanë vështirësi në zbatimin e tyre. Ministria e Shëndetësisë, bashkë me institucione të tjera, duhet të jenë përveç si sponzorizues të ligjeve edhe monitorues dhe aty ku ka vështirësi të bëhen përshtatje. Ajo çka vërehet; në aspektin legjislativ po punohet shumë dhe po vie duke u fuqizuar zbatueshmëria e ligjeve”, ka thënë Hoti.


Por, për sindikatën ligjet varen nga bartësit e institucionit, dhe varësisht nga ndërrimet në Ministri edhe varet zbatimi i tyre.

Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë thotë se ligjet asnjë ministër i shëndetësisë nuk e vazhdon punën e ministrit paraprak. Si rrjedhojë, thotë ai, kjo e ka sjellur sistemin shëndetësorë në nivelin që është.

“Sa i përket ligjeve dhe implementimit të tyre është tragjedi. Miratohet në parlament dhe si të vjen partia tjetër duke i kushtëzuar interesat e veta partiake, i ndërprejnë ato ligje dhe fillojnë amandametimin e ligjeve. Kjo po ndodhë qe 17 vjet. Asnjë ministër nuk e vazhdon punën e një ministri paraprak, për të zbatuar interesat partiake”, tha Syla.

Sipas tij disa ligje nuk janë transparente dhe prekin edhe qytetarët edhe mjekët njëkohësisht.

“Ligji i sigurimeve shëndetësore nuk zbatohet. Ligji i shëndetësisë që është në amandamentim, është një ligj që gjatë tërë kohës nuk ka qenë transparent. Mjafton t’i përmendim këto dy ligje e që janë duke e dëmtuar sistemin shëndetësor”, ka thënë Syla.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ligjet në fushën e shëndetësisë, që janë hartuar viteve të fundit, i kanë cilësuar si një bazë të mirë në reformën e mëtutjeshme shëndetësore, por ka vlerësuar se zbatueshmëria e tyre është vënë në pikëpyetje.

Janë disa ligje, sipas OBSH-së, që nuk kanë arritur të zbatohen dhe vec tjerash përmendet Ligji për Duhanin, i cili siç thuhet pati nisur mirë, por zbatimi i tij kohët e fundit ka nisur të zbehet. (REL)

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori