Liderët e mirë vetëm në kohë të vështira
Më 1989, klasa politike e Kosovës s’ishte askund. Ajo ishte thyer në tri etapa. Më 1981 ishte thyer Mahmut Bakalli, kah fundi i viteve të tetëdhjeta edhe Fadil Hoxha dhe më në fund edhe Azem Vllasi. Elitë ekonomike nuk mund të kishte si vend komunist, ndërsa krejt sytë ishin të kthyer nga elita kulturore.
Babai i elitës kulturore kosovare, Esad Mekuli, i kishte përballuar me shumë sukses dallgët e fuqishme kundër çrrënjosjes që i kërcënohej kulturës shqiptare në ish-Jugosllavi. Por, më 1989, Esad Mekuli ishte 73 vjeçar, dhe njeri që ishte brumosur me ideale komuniste që në rininë e vet. Ishte e tepërt të pritej që një njëri në moshë të tillë të merrte një rrol për kthese historike.
Kështu, brezi i mesëm i elitës kulturore u gjet tërësisht në mjegull. Duke parë se po rrënohej një sistem i tërë shoqëror, shumicës prej tyre i kruhej të bëjë diçka, por nuk e kishin as idenë e as vizionin se çfarë të bënin e as ua mbante të nisnin atë çfarë duhej nisur. Njerëzit më të guximshëm (Adem Demaçi) tashmë veç ishin nëpër burgje, ndërsa shumica nga këta që kishin mbetur jashtë burgjeve ishin njëri më frikacak se tjetri.
Odisejada e gjetjes së liderit nuk ishte një tendencë për të gjetur njeriun e duhur sa për të gjetur njeriun se “kujt po i a ngulim”, të shohim se çka po i ndodhë atij e ne të hidhemi në skenë në moment të përshtatshëm”. Kur të gjithë u treguan të mençur që të mos “ngulën” në këtë kurth të shokëve të vet, u gjet ai që “u ngul” (Ibrahim Rugova) dhe më nuk u shkul nga ai vend derisa vdiq. Vetëm kështu mund të shpjegohet se si një intelektual i thellë e serioz (Ibrahim Rugova) u vu në ballë të një lëvizjeje të nisur nga intelektualë shumica jo fort seriozë.
Si student, delegat i Universiteti të Prishtinës, unë pata bërë një diskutim i cili shkaktoi një revolucion të vërtetë në lirinë e të shprehurit në Kosovë.
Diskutimi ishte ky:
“Këtë vit po kremtohet 200 vjetori i Revolucionit Francez dhe gati kudo në Evropë po riaktualizohet çështja e të drejtave dhe lirive të njeriut. Në vendet më të qytetëruara të Bllokut të Lindjes kanë filluar lëvizjet të cilat po synojnë riafirmimin e këtyre vlerave. Siç duket, vetëm ne në Kosovë po vendnumërojmë.
Para kësaj Konference të XXIII të Rinisë së Kosovës, u mbajt Konferenca XV e Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, e cila nuk u mor me asgjë tjetër pos me marrëdhëniet ndërnacionale në Kosovë ku u thanë gjëra të vjetra të thëna e të stërthëna me miliona herë. Këtu, në këtë Konferencë, në raportin e kryetarit flitet për gabimet, lëshimet dhe diletantizmin politik të udhëheqjes së mëparshme.
Natyrisht, në raportin e kryetarit nuk thuhet se, me po këto gjëra dhe me po këtë diletantizëm, u ballafaquam edhe gjatë udhëheqjes së tij. Në fakt, këtu po ndërrohen vetëm njerëzit, por jo edhe metodat e punës, të cilat kanë mbetur njëlloj me ato të Pasluftës së Dytë Botërore edhe tani në shekullin e kompjuterizmit. Kot i ndërrojmë udhëheqësit nëse nuk ndërrojmë metodat e punës.
Dua ta them hapur dhe qartë se ky sistem, për mendimin tim u tregua tërësisht i dështuar. Shoqërisë sonë i duhet konkurrenca e ideve, gjë e cila nuk mund të bëhet pa diversitet pikëpamjesh e idesh. Unë jam për tejkalim kualitativ të problemeve që përmenda më parë. Kjo gjë nuk mund të bëhet pa reformim radikal jo vetëm të organizatës sonë rinore, por edhe të vet sistemit tonë shoqëror. Më konkretisht, unë propozoj: Konstituimin e shtetit juridik, heqjen e monopolit të Lidhjes së Komunistëve dhe krijimin e sistemit shumëpartiak, lirimin e të burgosurve politikë, zgjedhjet e lira, zgjedhjen me referendum të kryetarit të Kosovës, mos miratimin e programit të asnjë mandcatori të Këshillit ekzekutiv të Kosovës poqëse programi ekologjik nuk është pjesë e këtij programi mandator, si dhe gjëra të tjera që lidhen me këto çështje.
Diçka të ngjashme pata propozuar edhe dy vjet më parë, më 1987, kur isha kryetar i Konferencës Universitare të Kosovës, por atëherë më patët akuzuar se po dua ta bëjë sllovenizimin e Kosovës. Tani kjo akuzë duket qesharake sepse kanë nisur të ‘sllovenizohen’ edhe republikat e tjera. E keqja qëndron aty se disa forca po tentojnë që Kosovën ta përjashtojnë nga këto procese duke deklaruar hapur se ‘pluralizmin edhe mund ta lejojmë në Jugosllavi, por jo në Kosovë’.
Nga kjo del se, disa forca politike, Kosovën e duan si rezervat (laborator) për studime sociologjike. Kjo nuk mund të lejohet. Kosova ka më së shumti probleme dhe pikërisht Kosovës i nevojiten ide dhe programe për zgjidhjen e këtyre problemeve. Nëse pas sllovenëve, ideja për pluralizëm politik ka dalë pikërisht në Kosovë, atëherë kjo gjë duhet të pasohet edhe në veprime. Shoqërisë sonë, po e them edhe njëherë, i duhet diversiteti.
Ata që thonë se në një sistem shumëpartiak mund të vijnë në pushtet edhe forca që janë kundër barazisë kombëtare kanë të drejtë, por puna është se gjendja bëhet akoma më keq kur në një sistem njëpartiak janë në pushtet ata që janë kundër barazisë kombëtare siç ndodh sot në Serbi. Tek e fundit, sistemi shumëpartiak ndihmon edhe vet Lidhjen e Komunistëve, sepse secili anëtarësohet në partinë që e ka në zemër dhe jo sikur tani kur nuk dihet se kush kënd po e diferencon”.
Pas këtij diskutimi pritej të më fusnin në burg. Kjo nuk ndodhi për arsyen më të thjeshtë se në fund të diskutimit pothuaj të gjithë delegatët shqiptarë në sallën e Parlamentit të sotëm të Kosovës, më duartrokitën. Po t’më burgosnin mua duhej të burgosnin gjithë delegatët shqiptarë të Konferencës Krahinore të Lidhjes së Rinisë Socialiste. Gazetarët u trimëruan.
Diskutimi im zuri vend në gazeta më shumë se gjithë diskutimet e delegatëve tjerë. Të gjithë intelektualët e gazetarët që donin të tregonin simpati për pluralizmin nuk kishin guxim ta thoshin si mendim të vetin por citonin diskutimin tim në Konferencë. Kjo zgjati derisa muaj më pas u krijua KLMDNJ nga Prof.Dr.Zekiria Cana, UJDI nga Veton Surroi dhe në fund të dhjetorit LDK në krye me Dr.Ibrahim Rugovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës