LAJMI I FUNDIT:

Liburn Aliu: Bashkimi i shqiptarëve krijon stabilitet

Liburn Aliu: Bashkimi i shqiptarëve krijon stabilitet

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka ripërsëritur se Kosova është projekt i përkohshëm dhe pa identitet të plotë, sepse sipas tij Kosova ende është në pasiguri me vetveten me një identitet multietnik.

Aliu vlerëson se bashkimi i shqiptarëve në një shtet krijon stabilitet.

“Kosova është nën kërcënim të vazhdueshëm nga Serbia, dhe po të mos ishte rreziku nga Serbia edhe nuk do ta shihja Kosovën si projekt të përkohshëm”, deklaroi Aliu në RTK.


Ai theksoi se bashkimi i shqiptarëve do të sillte stabilitet sepse sipas tij Kosova nuk mund të bazohet në prezencën e KFOR-it.

“Kur flasim për zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme ne nuk mund të bazohemi në prezencën e KFOR-it sot, sepse nuk dihet si do të shkojnë punët, dhe me rrezikun nga Serbia zgjidhja më e mirë dhe me siguri për stabilitet është bashkimi”, deklaroi Aliu, transmeton RTKlive.

Sipas tij, derisa Serbia instrumentalizon serbët e Kosovës për qëllime të veta, atëherë shoqëria jonë nuk do të jetë multietnike, por multietnike serbe.

“Synimi i Zajednicës është që brenda komunave serbe të jetë shoqëri një etnike, pra serbe, kurse jashtë tyre shoqëri multietnike dhe serbe”, deklaroi Aliu.

Ministri tha se shoqëri multietnike dhe Asociacion nuk mund të ketë.

Ali deklaroi se shqiptarët e kanë të drejtën që të jetojnë bashkë dhe me këtë edhe ballafaqimi me çdo situatë përball Serbisë do të ishte më e fortë.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
U raportua se deputetja e re e PDK-së do të kalojë në LVV, flet Kosovare Murseli

U raportua se deputetja e re e PDK-së do të kalojë në LVV, flet Kosovare Murseli

Politikë

"Këmbanat për Kosovën e Bosnjën po bien", Çka po paralajmëron Britania për rrezikun e Ballkanit nga Rusia?

Lajme
Politico: Zyrtarët britanikë privatisht pranojnë se ka prova të përfshirjes direkte të Serbisë në Banjskë

Politico: Zyrtarët britanikë privatisht pranojnë se ka prova të përfshirjes direkte të Serbisë në Banjskë

Lajme
Në Shqipëri disa vdekje kardiake te fëmijët brenda një kohe të shkurtër, flasin mjekët

Në Shqipëri disa vdekje kardiake te fëmijët brenda një kohe të shkurtër, flasin mjekët

Lajme
“E pritëm të gjallë, por nuk erdhi

“E pritëm të gjallë, por nuk erdhi", Velime Kryeziu kujton fjalët e burrit: Më tha nëse të dalin serbët përpara, çikat mos t’i marrin

Lajme
Kalo në kategori