Maqedonia duket se do të mbetet edhe shumë kohë “vrima e zezë” e rajonit sa i përket problemit të teksteve shkollore, shkruan gazeta KOHA.
Shtetet si Serbia, Bosnja dhe Kosova, të cilat kanë gjithashtu probleme për shkak të këndvështrimeve të ndryshme me të cilat u qasen fakteve historike, ka kohë që kanë tejkaluar veten dhe po përpiqen të zgjidhin problemin përmes këmbimit të teksteve shkollore. Lugina e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për shembull, mësojnë Gjuhën Shqipe, Historinë, Gjeografinë, Muzikën dhe Artin me libra të cilat janë siguruar nga Ministra e Arsimit të Shqipërisë.
Maqedonia ka mbetur në vendnumëro, sepse nuk ka as iniciativë dhe as vullnet politik që të mbështetet në modele me të cilat zgjidhin problemet fqinjët e saj – edhe atë duke mos harruar faktin se mbi 30 për qind e nxënësve në shkollat e Maqedonisë janë shqiptarë. Pavarësisht skandaleve të shumta që karakterizojnë tekstet shkollore në të cilat preken çështje nacionale, si dhe cilësinë e dobët të teksteve në përgjithësi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) nuk ka hequr nga përdorimi thuajse pjesën dërmuese të këtyre librave. Për më tepër, në shkollat tona vazhdojnë të mbetet në përdorim edhe ata libra të cilat fyejnë shqiptarët dhe që si të tillë – konsiderohen gjeneratorë të mostolerancës dhe përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare në shtet.
Arsyetimi është se “punohet që problemi të zgjidhet në mënyrë institucionale, pra jo me vendime që do të heqin nga përdorimi këtë apo atë libër, por duke rishqyrtuar të gjitha teksteve shkollore”. Safet Neziri, këshilltar në MASH, pati deklaruar për gazetën KOHA se në nivel të Ministrisë së Arsimit, tashmë janë krijuar disa komisione për shqyrtimin e teksteve shkollore, pra “jo vetëm të librave që tangojnë çështjet nacionale të etniteteve që jetojnë në Maqedoni, por të gjitha librave, sepse gabimet janë të llojllojshme”.
Mirëpo, askush nga MASH-i nuk mund ta thotë një datë të përafërt se kur këto komisione do të dalin me konkluzat se çfarë duhet hequr nga librat e kontestueshme.
“Ne, si MASH, jemi shumë të interesuar të zgjidhet problem me tekstet shkollore, mirëpo kjo varet nga puna e komisioneve. Nuk mund të bëjmë presion tek ata e t’u caktojmë afate pasi bëhet fjalë për komisione të pavarura, të cilët duhet të japin vlerësime profesionale dhe për këtë – nuk mund të thuhet se kur do të kemi diçka konkretet nga ana e këtyre komisioneve”, pati pohuar këshilltari Neziri.
Megjithatë, të gjithë e dinë se shqyrtimi fillimisht i të gjitha teksteve dhe më pas përpilimi i librave të rinj nuk është mënyra e vetme me të cilën mund ti jepej fund problemit të teksteve shkollore. Maqedonia dhe Shqipëria janë prej vitesh nënshkruese të marrëveshjeve për bashkëpunim në sferën e arsimit. Por, për hartimin dhe këmbimin e teksteve shkollore, do të duhet përgatitja e Programeve të veçanta të bashkëpunimit me të cilat që saktëson qëllimet dhe obligimet e palëve. Mirëpo, asnjë iniciativë deri tani nuk ka – nga asnjëra palë. Përveç bashkëpunimit në nivele të larta shkencore, si këmbim studentësh dhe profesorësh, programe të përbashkëta studimi të doktoraturës dhe disa hulumtime të përbashkëta shkencore, bashkëpunim në nivelin e teksteve shkollore nuk ka pasur ende.
Ndryshe nga Kosova që ka bashkëpunim të ngushtë në nivel arsimi fillor edhe të mesëm me Shqipërinë, tashmë bashkëpunim i këtillë është lidhur edhe me Luginën e Preshevës. Në MASH arsyetohen së një bashkëpunim i këtij lloji edhe me Maqedoninë do të jetë i pamundur, pasi siç arsyetohen, nxënësit e të gjitha etnive në vend shkollohen me një sistem të përbashkët dhe për këtë nuk ka sesi të mësojnë me libra të ndryshëm shkollor! Një situatë e tillë, thonë në MASH, do të krijonte sisteme paralele, prandaj është e pamundur që nxënësit shqiptarë të mësojnë me libra të Shqipërisë, Kosovës apo ndonjë shteti tjetër.
“Përveç kësaj, të tria këto shtet kanë sisteme të ndryshme shkollimi, programe mësimore që dallojnë me njëra-tjetrën”, thonë në MASH.
Për shkak të këtyre divergjencave, shqiptarët e Maqedonisë janë të vetmit që privohet të mësojnë edhe nga Abetarja mbarëkombëtare. Mundësia e përpilimit të teksteve të përbashkëta shkollore nga lëndët e Historisë, Gjeografisë dhe të ngjashme duket ende më e largët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri