LAJMI I FUNDIT:

Libi, dorëzim vullnetar i armëve

Libi, dorëzim vullnetar i armëve

Qindra libianë kanë dorëzuar armët në Benghazi e Tripoli të Libisë duke u bërë pjesë e nismës së çarmatimit të ndërmarrë nga ushtria vendase.

Automatikë, kundra-ajrorë, raketahedhëse e madje edhe tanke janë grumbulluar në të dy qytetet.

Thirrjet për dorëzimin e armëve që do t`i kalojnë ushtrisë, u promovuan përmes një fushate sensibilizimi nga një televizion privat, që sipas gjasave mori shkas nga vrasja e ambasadorit amerikan Christofer Stevens në Begnhazi.

Lideri i përkohshëm i vendit, Mohamed Magarief, u zotua pas episodit të rëndë se do të shpërbëjë të gjitha grupet ilegale paraushtarake, që dolën në skenë gjatë përpjekjeve për rrëzimin e Muamar Gedaffit nga pushteti e mbetën akoma dhe sot një forcë domethënëse në Libi.


Iniciativës iu përgjigjën shumë njerëz në Tripoli e Benghazi, ku dorëzimi i armëve u bë në një atmosferë kremtuese me në sfond tingujt e bandave ushtarake e të muzikës pop.

“E dhashë armën time, sepse kërkojmë që vendi ynë të jetë i qetë e i sigurtë. Nuk duam më armë nëpër duar, nuk duam t`i shohim më me sy. Duam thjesht të jetojmë jetën tonë në paqe. Koha e luftës ka mbaruar”, tha një qytetar.

Udhëheqësit e rinj të Libisë po përpiqen të vendosin autoritetin e tyre në një vend të mbushur me armë, e ku shume libianë janë të lodhur me grupet paraushtarake që ende patrullojnë rrugët e shpeshherë, zgjedhin ta bëjnë vetë ligjin.

Nisma tani do të përhapet edhe në qytete të tjera ku për të bindur njerëzit të dorëzojnë armët, do të hidhet short e do të jepen çmime, që do të përfshijnë edhe makina falas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori