LAJMI I FUNDIT:

Liam Neeson me rol në trillerin “Narco Sub?”

Liam Neeson me rol në trillerin “Narco Sub?”

Aktori i famshëm i serisë së filmave Taken, Liam Neeson, është në bisedime me regjisorin e “Game of Thrones”, Brian Kirk, për të luajtur në filmin e tij triler “Narco Sub”.

Trilerin “Narco Sub” ka kohë që janë interesuar regjisorët me renome botërore, duke përfshirë regjisorin e filmit “Olympus Has Fallen”, Antoine Fuqua, dhe regjisori i ndjerë i filmit “Top Gun”, Tony Scott.

Në këtë triler bëhet fjalë për një kapiten marine, i cili është i detyruar kundër vullnetit të tij që të lundrojë një nëndetëse të stërmbushur me kokainë, duke tentuar për të kaluar rojet bregdetare të Shteteve të Bashkuara.

Regjisori Ridley Scott dhe skenaristi i “filmit X-Men”, Simon Kinberg, janë duke e prodhuar trilerin “Narco Sub” për kompaninë filmike “20th Century Fox”, raporton TheWrap, transmeton Koha.net


Ky mund të jetë një tjetër projekt i madh i aksionit për Neeson, i cili së fundmi ka deklaruar se do t’i japë fund zhanrit të filmave me ndikim të lartë.

Vetëm gjatë këtij viti, ai ka luajtur me rol kryesor në filmat Blockbuster si “Taken 3” dhe “Run All Night”. Në vitin e ardhshëm, ai do të luajë në një dramë historike të regjisorit Martin Scorsese, “Silence”, së bashku me aktorin Andrew Garfield. /Telegafi/