Letër Nga TiVarri
Pse bre Burrë, O Sali Berisha fole për ne, i nxite edhe të tjerët të flasin dhe trazove kështu pluhurin e harresës dhe qetësinë e pasvdekjes. Sikur ta dinit ju të gjallët se sa vështirë fitohet kjo qetësi ndoshta nuk do të kishe denjuar ta trazoje as ti.
Se kur bëhet fjalë për historinë e Shqiptarisë ne nuk jemi rehat ashtu sikur që edhe të gjallët e sajë nuk janë rehatuar akoma; Duam të themi se kanë ende punë të rëndësishme për të kryer se për rehati në kuptimin si është këtu ku ndodhen shpirtrat tanë për të gjallët andejpari as që mundë të bëhet fjalë ndonjëherë.
Pastaj zbulimi i të vërtetave historike kërkon punë të madhe, a e keni menduar se a munden sot Shqipëria dhe Kosova, a kanë kohë dhe a dëshirojnë të merren me rastin tonë.
Edhe ne patëm menduar që do të jetë ndonjë kosovar që do ta ngris zërin më fort dhe të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë për ne, por s’ka dert një jemi ne dhe ti je një njeri dhe një politikan shumë i dashur në Kosovë.
Atëherë kur na patën çue rrugës së pa kthim, duke kaluar nëpër Shqipëri shumë nga ne patëm mendue dhe folë mes veti se sa mirë do të ishte sikur të rrinim në Shqipëri të cilën e kishim andrrue dhe dëshirue aq shumë.
Duke i ditur mendimet tona për Shqipërinë udhëheqësit e kolonës na thanë se pasi të përfundojë lufta dhe pasi t’i kemi hequr gjermanët qafe: “keni m’u rrasë Shqipëri hiq mos u bëni merak, se të gjithë komunistët bashkë do të jetojnë pas kësaj lufte”.
Copat e trupit dhe gjaku i shumë vëllezërve njëmend nuk shkoi shumë kohë dhe e prekën përsëri detin e bukur të Shqipërisë.
Se çka ndodhi me ne kur na sollën këtu në këtë far Tivarri për të cilin një me shkollë që ishte në mesin tonë na thoshte se është tokë Shqiptare, në vija të trasha ju pak a shumë tani më e dini edhe pse armiqtë tanë shumë kanë dashtë e shumë kanë punue që këtë ngjarje ta mbulojë harresa ashtu sikur krimbat e dheut dhe peshqit e detit i kanë ngranë mishin dhe kanë tretë gjakun tonë.
A e han e vërteta njeriun a njeriu të vërtetën? A e vret e vërteta njeriun apo njeriu të vërtetën?
Vrasësit tonë kanë shtënë edhe në të vërtetën.
Pos që i kanë vra trupat tanë ata deshtën dhe dojnë edhe sot e kësaj dite t’a vrasin edhe të vërtetën;
A kanë me mujtë?
Pucaj mamu im shiptarsku, pucaj…….RATATATA ….dhe gjithandej britma dhe gjak, pucaj, pucaj, RATATATA………uha veç kur e pamë që trupat tanë ma s’i kishim me veti, i morën trupat tanë dhe na e hoqën peshën e tyre si për ironi të faktit se nga lodhja e skajshme as që mundë t’i merrnim gjëkundi ma me veti, na i hoqën edhe gajlet e dynjallëkut e as s’na ra ma ndër mend për gru e fëmijë, as për nanë e babë e as për motra që na patën metë vet te shpija, kurrë ma lehtë s’e kishim ndi veten.
Veç mos mendoni se jemi ba të pa ndjenja dhe nuk çajmë kokën për asgjë dhe askendin, vetëm se brengat e botës tash neve ndryshe na rëndojnë nëse mundë të thuhet kështu.
Ka kalue kohë prej atyre ditëve dhe në të vërtetë ne nuk kemi pse ankohemi për veten tonë , neve nuk na mungon asgjë, ju as që mundë t’a keni idenë për gjendjen tonë.
Asgjë nuk na pengon përveç fjalës pucaj (gjuaj) të cilën shpesh na ka ra me ndigjue në trojet tona në Kosovë e në Maqedoni duke dalë nga goja e pasardhësve të vrasësve tanë bile edhe tash së voni.
Veç kjo na prishë pak qetësinë tonë të përkryer, e pastaj e nisë fillin e çështjeve tjera që kanë lidhje me këtë fjalë që edhe në këngë dikush e ka këndue.
As dheu i Tivarit dhe as uji i detit që as njëri dhe as tjetri nuk janë në Kosovë nuk na bijnë shumë randë se fundja nëse diçka ka mbetur ende nga eshtrat tanë, në tokë të Zotit janë; Pastaj nëse doni me të vërtetë me ditë ai vëllau i shkolluem kish pasë të drejtë ky vend dikur tokë e të parëve tanë kish pas qenë.
Për hir të sinqeritetit as ne nuk e dimë se kah kanë shkue e ku mund të ndodhen eshtrat tanë nëse ende ka mbetur diçka nga to, veç me pasë mundësi ndonjëherë diçka nga këto mbetje tona tokësore ti merrni e ti paloni në tokë të Kosovës nën hijen e flamurit kuq e zi, jo për neve, jo për t’u hasmue me të tjerët, por për pasardhësit tanë, për memorien tonë kolektive, për juve, s’kishte me qenë keq.
Ju mund të mendoni se do të ishte një gjë e mirë për ne ndërtimi i ndonjë memoriali përkujtimor ashtu sikundër Izraelitët kanë ngritur në vendin e tyre në përkujtim të masakrave që u janë bërë atyre nga nazistët e Hitlerit, jo, ju thamë që neve nuk na mungon asgjë, për me na mungue, na ka mungue shumçka për sa ishim gjallë, tani jo; kjo gjë do të mundë të ishte e mirë për ju dhe fëmijët tuaj.
Nëse mendoni që po ta kishit shkruar ndonjë libër dhe të njëjtën t’a kishit përkthyer në gjuhë të huaja do të kryenit kështu një detyrë ndaj paraardhësve tuaj të masakruar nga komunistët dhe çetnikët e hamomit, mos t’ju duket jo falënderuese nga ana jonë pasi që edhe kjo punë për neve nuk ka rëndësi fare.
Dhe krejt për fund nëse ju doni t’a hetoni Masakrën e Tivarit dhe nëse do të keni mundësi t’a emërtoni fajtorin apo fajtorët e vërtetë për të patur mundësi t’i paditni të njëjtit para gjykatave ndërkombëtare të drejtësisë dhe para gjyqit të ndërgjegjes humane nëse ka të tillë sot bota juaj atëherë shumë më mirë për juve, ne do të gëzoheshim shumë që ishim dikur pjesëtar të një populli i cili përveç që është i prirë të përparojë përkundër tragjedive të shumta që i kanë ndodhur në të kaluarën, ka guximin dhe urtësinë e mjaftueshme sa për t’i shiquar dhe për t’i vlerësuar drejt periudhat e ndryshme të historisë së tij.
Ju mundë të mendoni se aludojmë vetëm në dimensionin utilitar të së vërtetës, gjë që vetvetiu nuk përbën ndonjë të keqe.
Ajo, e vërteta pra, ka edhe anë të tjera, sikundër që faktet mundë edhe të pranohen edhe të mos pranohen nga subjekte të ndryshme.
Juve shpesh ju kanë thanë dhe vazhdojnë të ju thonë, lëreni të kaluarën shikoni vetëm nga e ardhmja, dhe kjo shumë shpesh ju është thanë edhe nga armiqtë tuaj.
Një popull pa kujtesën e vet historike nuk e njeh vetveten dhe vështirë se prosperon, e ardhmja dhe e kaluara ecin dorë për dore.
Edhe si thonë, një popull që e harron të kaluarën ajo i përsëritet.
Është ky shqetësim që na bëri të marrim mundimin e t’ju shkruajmë këto fjalë, jo për të qarë për fatin tonë e as për të filozofuar në këto ditë me vapë, por pse dëgjuam të flitet për ne, në Shqipëri më shumë e më pak edhe në Kosovë dhe zemra nuk pushoi as edhe një çast duke shtyrë mendjen t’i thurë ca fjalë për ju të dashur vëllezër dhe motra shqiptare gjithandej kah jeni.
Nuk na interesojnë edhe shumë detajet e këtij debati rreth nesh, na intereson më shumë dhe rëndësinë më të madhe për ne ka fakti se shqiptarët nuk pajtojnë që historia e tyre të harrohet, se vrasësit tanë ndoshta nuk paskan arritur t’a vrasin edhe të vërtetën mbi krimin e tyre dhe mbi gjakun tonë të derdhur rrëke.
Edhe kjo ka rëndësi shumë më shumë për ju të gjallët.
Se të vdekurit shkruajnë letra, punë e zorshme kjo për ne, kjo ka mundësi që t’ju hutojë, do të jetë ëndërr apo e vërtetë, një ditë ndoshta i marrim vesh të gjitha; një ditë ndoshta të gjitha të vërtetat do t’i dini dhe do të mundë të i shihni si thonë drejt e në sy pa ju lëvizur aspak qerpikët e syve tuaj, një ditë ndoshta çdo punë do të peshohet e do të sheshohet me drejtësi dhe me mirësi nga një sy i pa të metë dhe nga një peshore e përkryer, një ditë ndoshta, kush e di!
Të shpresojmë, për deri atëherë, mirë mbetshi dhe Zoti ju ruajt.
PS. Sa t’ketë diell me i ra tokës për faqe e gëzofshi dhe trashëgofshi Pavarësinë e Kosovës…
Nëse rastësisht nuk e marrim vesh përpara, na dërgoni një ekzemplar të Enciklopedisë shqiptare kur ta keni shkruar së bashku në Tiranë, në Prishtinë dhe në Tetovë.
Edhe një gjë krejt për fund, ju me siguri që do të na qoni fjalë për ditën kur do ta festoni BASHKIMIN KOMBËTAR.
Gjithandej ku është derdhë gjaku i shqiptarit është derdhë edhe gjaku im, gjithmonë kur padrejtësisht janë harrue vëllezërit e mi jam tretë edhe unë bashkë me ta.
(Autori është mjek nga Gjilani)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026
KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti