Mundja e ISIS në fushën e luftës dhe rrudhja e zonave të terroristëve, janë duke shtyrë luftëtarët e huaj që të rikthehen dhe të ndryshojnë shënjestrat e tyre. Kontinentin e vjetër kërkojnë ta godasin në zemër, sipas deklaratave dhe strategjive të bëra publike nëpër rrjete nga krerët e Shtetit Islamik, pas humbjeve të rënda të pësuara muajt e fundit.
Shumë prej xhihadistëve të kthyer janë ballkanas. Disa prej tyre kapen e izolohen. Por më së shumti nuk gjendjen nga antiterrorizmi sepse mbrohen nga një rrjet që ka bazën në Ballkan.
I kërkuari numër 1 quhet Lavdrim Muhaxheri i njohur edhe me emrin “Kasapi i Ballkanit”, i njohur sidomos për terrorin e shpërndarë nëpër rrjet në vitin 2014, kur 29-vjeçari, shqiptar nga Kosova postonte pamje dhe foto të atyre që ai i emërtonte si “tradhtarë”.
Muhaxheri, i njohur edhe me emrin Abu Abdullah al-Kosova është konsideruar prej kohësh si një nga krerët e ISIS, pas një ngjitje si kreu i Brigadës Ballkanike të xhihadistëve dhe që shumë herë është thënë se ka ndërruar jetë në Siri.
Por në gushtin e kaluar ai u bë i gjallë dhe duke buzëqeshur me një Kallashnikov në dorë.
Por ajo që është më e keqja, sipas asaj që i rezulton L’Espressos, nga burimet e shërbimeve sekrete italiane në Kosovë është se “kasapi i Kaçanikut” (një qytet i vogël në Kosovë, në kufi me Maqedoninë i njohur si qendër e xhihadistëve) prej disa muajsh është kthyer në vendin e tij, në Kosovë së bashku me rreth 300-400 anëtarë të Kalifatit Islamik.
Mbërritja në Kosovë e Lavdrim Muhaxherit duket se është bërë nga Maqedonia në mes të muajit nëntor. Pas kësaj, drejtuesit e shërbimeve sekrete kanë vënë në punë AKI- Agjencinë Kosovare të Inteligjencës si dhe njësitë e antiterrorizmit në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë.
Por xhelati duket se i ka humbur gjurmët sërish.
Rikthimi i Muhaxherit në Ballkan, sipas shërbimeve sekrete italiane është konsideruar si një kërcënim shumë serioz jo vetëm për zonën ballkanike por edhe për shumë vende të Europës, ku lideri xhihadist nga Kosova (i futur në listën globale të terroristëve nga SHBA në 2014), ka shumë kontakte dhe është në gjendje që të godasë.
Rrjeti xhihadist i “kasapit” është shumë i degëzuar. Por jo vetëm kaq Muhaxheri ka një njohje shumë të mirë të armikut të tij, sepse para se të bëhej një nga krerët e xhihadistëve, ka punuar në bazën amerikane të Bondsteel në Kosovë dhe para kësaj ka punuar për NATO-n në Afganistan.
“Lavdrim Muhaxheri është një kërcënim”, shkruante në titullin e tij kryesor, BalkanInsight në 18 nëntor, menjëherë pas arrestimit të 19 terroristëve që ishin duke përgatitur sulme terroriste në Shqipëri e Kosovë. Në qendër të sulmeve terroriste në fakt ishte të bëhej një shpërthim eksplozivi gjatë ndeshjes ndërkombëtare Shqipëri-Izrael që do të luhej në Shkodër.
Por pikërisht këto sinjalizime dhe mbërritja e Muhaxherit në Kosovë, vunë në alarm gjysmën e agjencive sekrete të botës, të cilat shmangën një nga ngjarjet që mund të ishte ndër më të përgjakshmet e viteve të fundit.
Të arrestuarit, sipas burimeve nga policia kosovare, ishin koordinuar nga Lavdrim Muhaxheri që nga Siria ku ai ndodhej. Por në ditët kur u zhvillua aksioni, një nga krerët e ISIS me origjinë nga Kaçaniku, ishte rikthyer në shtëpi. E ka mundësi që Muhaxheri nuk është nisur më për në Siri, duke parë edhe lidhjet e tij me Italinë.
Në dhjetorin e vitit 2015 gjatë operacionit të koduar “Van Damme” u shkatërrua celula terroriste që operonte mes Italisë e Kosovës dhe që si kreun e saj kishte Samet Imishtin, që banonte mes Breshias dhe Kosovës.
Në shtëpinë e të arrestuarit në Kosovë, u gjetën prova të lidhjeje pikërisht të tij me Muhaxherin, sipas asaj që shkruante Il Giornale.
“Kasapi” i ri ishte gati për të zbatuar urdhrat dhe të niste një luftë të shenjtë vetëm në Europë, pikërisht me egërsinë që ka treguar në rrjetet sociale dhe me autoritetin e tij donte të shpallte një Kalifat të ri. /Syri.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët