Një urdhër arresti është lëshuar për 45-vjeçarin shqiptar, i cili dyshohet se kreu vrasjen e dyfishtë në muajin tetor të vitit 2020 në një shtëpi pushimi në Loutraki, Greqi.
Autoritetet besojnë se autori i dyshuar i vrasjes është larguar nga vendi, ndaj pritet që ta kthejnë në urdhër ndërkombëtar.
Sipas hetimeve të policisë, shenjat e gishtave të tij janë gjetur në shtëpinë ku ndodhi krimi i dyfishtë. 45-vjeçari me origjinë shqiptare kishte mbërritur në Loutraki me një makinë, të cilën e kishte marrë me qira në mbrëmjen kur ndodhi vrasja makabër.
Ish-partneri i saj i viktimës, të identifikuar si Fotini Svetlana është i dyshuari numër 1 për vrasjen brutale të dyfishtë në Loutraki, ndërsa ai më parë ka qenë i dënuar për vjedhje dhe drogë.
Pas lirimit nga burgu nuk ka pasur më probleme me ligjin derisa bëri planin djallëzor për të vrarë me hanxhar masazhisten 43-vjeçare dhe partnerin e saj, farmacistin 42-vjeçar në Loutraki. Mediat greke thonë se ai ishte larguar nga ishulli i Mikonos për në Loutraki, ku monitoroi nga afër lëvizjet e gruas së pasur për dy javë.
Shanset për të kryer ekzekutimin ishin edhe më parë, por ai vendosi ta bënte pikërisht në një moment kur do të mund t’ia mbathte nga policia. Shkak për krimin e rëndë dyshohet të jetë xhelozia ndaj ish partneres, e cila kishte hedhur pas krahëve të kaluarën me të dhe kishte nisur një histori të re dashurie.
Hetimet tregojnë se kur shqiptari pa që ish-partnerja ndihej e lumtur në krahët e farmacistit, u xhindos. Kështu zgjodhi të bëhej hija e tyre derisa ata të mos kuptonin asgjë.
Fillimisht çifti ishte në qytetin Loutraki, vrasësi e dinte mirë se nuk mund të bënte as lëvizjen më të vogël kundër tyre, kështu që priti derisa të dy të shkonin në një zonë më të thellë për të kryer krimin. Sipas ekzaminimit, autori i krimit kapi çiftin kur ishin lakuriq dhe i goditi në mënyrë barbare. Edhe nëse do të arrinin të bërtisnin, zona ku po qëndronin është e shkretë dhe mundësitë që dikush ti dëgjonte ishin shumë të vogla.
Kamerat e sigurisë kanë kapur një makinë të bardhë që lëvizte pranë shtëpisë ku ndodhej çifti atë natë. Mediet greke thonë se pasi vrau ish të dashurën 42-vjeçare, me origjinë nga Ukraina dhe partnerin e saj grek, autori u kujdes me detaje që të largonte të gjitha sendet e tij personale.
Ai u kthye në Athinë me makinën me qira dhe, pasi pastroi automjetin, ia dorëzoi ndërmarrjes së qirasë në Moschato. Dyshimet e policisë në lidhje me ngjarjen janë ‘krim pasioni’. Identiteti i 45-vjeçarit shqiptar nuk është zbuluar ende nga autoritetet.
Policia ka treguar se sapo kanë hyrë në shtëpinë e çiftit janë gruaja dhe burri nuk dhanë shenja jete. Ata ishin të shtrirë në një dysheme të mbuluar nga gjaku dhe provat tregojnë se ato ishin viktima të veprimtarisë kriminale. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?