LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen sa më parë

Lekaj: Zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen sa më parë

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen sa më parë.

Ai thekson se që nga konstituimi i Qeverisë LDK-PDK, të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa ka pasur një varg problemesh e dështimesh.

Sipas Lekajt qeveria aktuale ka shkaktuar edhe skandale të shumta dhe serioze, duke iu referuar Marrëveshjes për Asociacionin dhe Marrëveshjes për Demarkacionin.


“Në  vendin tonë, për shkak të qeverisjes së keqe e dështake, me mijëra biznese veçanërisht të vogla madje edhe të mesme në vend të funksionimit janë ç’regjistruar dhe mbyllur, duke shkaktuar dhe rritur numrin edhe ashtu jashtëzakonisht të madh të papunëve! Po ashtu  edhe investimet e jashtme  janë në rënie të vijueshme!”, tha Lekaj.

Sipas shefit të Grupit parlamentar të AAK-së po bëhen dy dekada që nga çlirimi i vendit e gati dekada e parë që nga shpallja e pavarësisë dhe nuk kemi liberalizim për qytetarët e Kosovës, duke mbetur kështu vendi më i izoluar në Evropë.

Ai tha se shkaku esencial i dështimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nuk është, kinse, pezullimi i ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin, por dështimet qeveritare në fusha të ndryshme, veçanërisht në: harxhimet enorme dhe të panevojshme për numrin jashtëzakonisht të madh të ministrive, bordeve e agjencive; gjendja anarkike e kaotike në sistemin e drejtësisë, në shëndetësi, arsim sikundër në  ekonomi; humbja e rasteve gjyqësore të vlerave jashtëzakonisht të larta për shkak të   veprimeve pushtetare korruptive; korrupsioni gallopant në të gjitha sferat e jetës shoqërore, ekonomike, politike, arsimore, shëndetësore; dështimi i anëtarësimit të vendit tonë në UNESCO-n;  dështimi evident i realizimit të premtimeve megalomane zgjedhore, dështimi për reformimin e sistemit zgjedhor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Kalo në kategori