Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Pal Lekaj, duke kujtuar Kosovën sa ishte nën protektorat ndërkombëtar, ka thënë se vendi ka nevojë për ndryshime në mentalitetin qeverisës.
Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se dhjetë vjet me parë Kosova ishte protektorat, por që dinamika e angazhimit të kryeministrit Haradinaj sipas tij, “në atë kohë dhe veprimet e tij prej burrështetasi të vërtetë, bëri që të plotësohen ‘standarde para statusit’ dhe Kosova të marrë pavarësinë si e drejtë e patjetërsueshme e vullnetit të popullit”.
“Propozimi gjithëpërfshirës për Kosovën i presidentit Ahtisari në vitin 2007 ishte një dokument i cili e hapte rrugën për një Kosovë të pavarur, stabile, të zhvilluar e demokratike, e që do të kishte mbështetje nga miqtë dhe bota demokratike. Sot kur jemi në 10 vjetorin e këtij propozimi, Kosova është e pavarur, nuk është stabile, zhvillimi ekonomik është i mangët e demokracia është gati sa e rrezikuar”, ka shtuar Lekaj.
Ai ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës është moderne, por sipas tij, “ajo në vazhdimësi është rrezikuar seriozisht nga pushteti e nga disa individë, që nuk e kanë pranuar demokracinë të cilën kjo kushtetutë e promovon”.
“Gardiani i saj, Gjykata Kushtetuese duke qenë e ndikuar nga politika ka nxjerrë shpesh vendime që kanë rënë ndesh me vullnetin qytetarë dhe frymën e kësaj Kushtetute. Gabimi po vërtetohet edhe në rastin e Maqedonisë, ku atje po rezulton që ata që i krijojnë numrat, mund ta krijojnë qeverinë, pavarësisht nëse i kanë fituar zgjedhjet ose jo! Kosova edhe sot është në një dialog i cili nuk po rezulton me ndonjë të arritur. Kosova e sotme ka nevojë për ndryshime në mentalitetin qeverisës e të mos sillemi sikur para 10 vjetëve kur ishim nën protektorat”, ka shtuar Lekaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve