LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Kryetari i Kuvendit dhe Qeveria, brenda kësaj jave, por jo në të njëjtën ditë (Video)

Lekaj: Kryetari i Kuvendit dhe Qeveria, brenda kësaj jave, por jo në të njëjtën ditë (Video)

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, njëherësh deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se institucionet do të themelohen gjatë kësaj jave.

Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka theksuar se pas zgjedhjes së shefit të legjislativit të vendit, do të votohet edhe ekzekutivi i ri kosovar.

“Nuk besoj që do të bëhet konstituimi brenda një dite. Duhet të kalojnë 24 orë nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, ku më pas presidenti do t’ia jap mandatin të nominuarit të PAN-it, Ramush Haradinaj për ta formuar Qeverinë”, ka thënë Lekaj.


Ndryshe, dje pas gati tre muajve, është arritur marrëveshja në mes koalicionit PDK – AAK dhe Nisma (PAN) dhe Aleancës për Kosovë të Re (AKR), më ç’rast edhe pritet të krijohen numrat e mjaftueshëm për ta bërë shumicën në Parlamentin e vendit.

Nga kjo marrëveshje partia e Behgjet Pacollit pritet të drejtojë disa nga dikasteret më kryesorë në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori