LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon bora në Kosovë, ministria tregon gjendjen e rrugëve

Vazhdon bora në Kosovë, ministria tregon gjendjen e rrugëve

Sot mbi vendin tonë ka vazhduar të bie borë, e për këtë qytetarët në Kosovë janë alarmuar për të shtuar kujdesin derisa janë duke udhëtuar nëpër rrugë pasi gjendja e tyre është jo e mirë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka informuar se gjendja e rrugëve në Kosovës  pas reshjeve të borës janë të kalueshme por me probleme në zonat malore.

Lekaj ka bërë apel tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik gjatë vozitjes.


“Situata në rrugët e Kosovës pas fillimit të reshjeve të borës është në kushtet e normales. Probleme të theksuara janë në vendet malore, në rrugën e Prevallës, atë të Rugovës dhe në rrugën e Rozhajës që shpie në pikën kufitare me Malin e Zi. Kompanitë e kontraktuara janë në teren dhe po monitorojmë situatën. Thirrja jonë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion është të keni kujdes gjatë vozitjes”, shkruan Lekaj.