Në kuadër të Ditës Evropiane të Sigurisë në Rrugë me moton “Rrugë pa aksidente”, Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Departamentin për Siguri Rrugore dhe Departamentin e Automjeteve, kanë ofruar testimin e frenimit të automjeteve falas për qytetarët e Kosovës.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka përcjell nga afër këtë lloj testimi i cili sot po ofrohet falas edhe në qendrën e kontrollit teknik “Reforma” në Shkabaj.
Lekaj ka apeluar për të gjithë shoferët që të jenë më të kujdesshëm, dhe të gjitha qendrat e kontrollit teknik të automjeteve të mos bëjnë lëshime gjatë kontrollit.
Sipas tij, një lëshim gjatë kontrollit teknik të automjeteve ndikon në rritjen e aksidenteve.
“Qendrave teknike për kontroll të automjeteve iu bëjmë apel që mos të kenë lëshime, apo mos të shikojnë vetëm sa për thënë se kemi bërë një kontroll teknike, por që të kryejnë obligimet e tyre ashtu siç janë thirrur dhe kanë licencën për kontroll teknike të automjeteve. Ne si ministri e Infrastrukturës po e bëjmë më të mirën të mundshme që të kemi rrugë të sigurta, të kemi automjete të sigurta dhe që t’i ruajmë jetërat e njerëzve. Çdo lëshim këtu i kontrollës teknike ndikon edhe në aksident që fatkeqësisht këtë vit kemi pasur bukur aksidente me fatalitet”, u shpreh Lekaj.
Ministri Lekaj u shpreh i përkushtuar në ofrimin e sigurisë më të madhe në rrugë.
“Do të krijojmë standarde, sinjalistika duhet të jetë ashtu me standarde evropiane, ndriçimi i rrugëve po ashtu,do të kujdesemi dhe do të kemi kontroll të shpeshta në qendrat për kontroll teknike të automjeteve edhe me broshura, me programe edukative për vozitësit dhe qytetarët…Kur kanë filluar shkollat do të jemi të kujdesshëm dhe do të praktikohet që edhe në shkolla fillore të filloj një edukim se si shfrytëzohen rrugët” , ka deklaruar ai.
Drejtori i drejtorisë për preventivë në trafikun rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi duke i përmendur masat preventive që i kanë ndërmarrë për të rritur sigurinë në rrugë, tha se ka rënie të aksidenteve krahasuar me vitin e kaluar.
“Për periudhën janar-gusht të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar mund të them se të gjitha aksidentet kanë shënuar rënie duke përfshirë aksidentet me fatalitet, aksidentet me lëndime dhe aksidente në përgjithësi. Është krijuar task-forca për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor, janë futur në përdorim automjetet civile të cilat kanë për qëllim identifikimin dhe dëshmimin e kundërvajtjeve në trafikun rrugor”, tha Rexhepi.
E shoferi, Bekim Aliu i cili e bëri falas testimin e frenimit të automjetit në Qendrën e kontrollit tekniku shpreh se këtë lloj testimi e bën shpesh me qëllim që të ketë siguri më të madhe gjatë ngasjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

ATK me apel për qytetarët: Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme

Sa kushton shporta e konsumatorit në Kosovë?

Shijoni Ramazanin me ofertën e veçantë të KonSoni: 30 vezë për 2.50€

Vetura nga Korea apo Evropa? Çfarë duhet të dini para se të bleni një veturë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet